Prej disa ditësh, një numër biznesesh dhe persona të tjerë në Kosovë kanë raportuar probleme me sigurinë e llogarive të tyre në WhatsApp, ku persona të paautorizuar dyshohet se kanë marrë kontrollin e llogarive dhe më pas kanë dërguar mesazhe reklamuese dhe spam.
Shqetësimin për këtë çështje e ka ngritur fillimisht në rrjetet sociale Darsej Rizaj, bashkëthemelues i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs”, ndërsa më pas, sipas tij, një numër i madh biznesesh kanë raportuar të njëjtin problem.
Rizaj ka thënë se hakimi po ndodh edhe në llogari private dhe ato të biznesit.
“Hakimi nacional po vazhdon! Edhe llogarite private”, ka alarmuar ai në Facebook.
“Llogarite edhe qe po i kthejne, po hakohen prap! Si private si te biznesit. Mbi 500 veta me kan shkru ne Facebook”, ka thenë ai.
“Kem nevoje per intervenim shteteror. Kjo eshte shume serioze. Rekomandoj me i fshi per cdo rast chats qe munden me pas sene private”, ka paralajmëruar Rizaj.












