Një hotel i njohur në Brezovicë është djegur mëngjesin e së shtunës. Policia ka konfirmuar se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale të konsiderueshme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i ka thënë Nacionales se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit po punojnë për ta shuar zjarrin.
“Incident zjarri në Brezovicë Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Për çdo informacion shtesë, do të bëjmë njoftime në vijim” – ka thënë ai.
Ndryshe, në rrjete sociale tashmë janë publikuar edhe pamje nga ky rast.