Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rashiq: I hapur për bashkëpunim me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvend

15/02/2025 - 12:25
në Kryesore, Lajme
A A
Rashiq: Nuk shoh pengesë në betimin e kryetarëve të komunave veriore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, thotë se është i hapur për të bashkëpunuar me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.Ai deklaron se kontakti i parë për koalicion do të jetë partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, por shton se s’ka asnjë kufizim edhe për partitë e tjera.

Përkitazi me këtë, Rashiq, i cili është ministër aktual për Komunitete dhe Kthim, thekson se preferon më shumë një qeveri stabile që ka numra të qëndrueshëm në legjislativ.Rashiq në një intervistë për KP, thotë se është i gatshëm të bisedojë me secilin që krijon shumicën parlamentare në Kuvend.
“Kontakt kemi pasur (me kryeministrin Kurti) por nuk kemi biseduar për këto (koalicionin) por për disa çështje më shumë teknike. Unë normalisht adresa e parë sa i përket bisedave pas numërimit të votave, do të jetë zotëri Kurti. Kjo është normale se dy-tri vitet e fundit bashkëpunoj me atë. Mirëpo s’kam asnjë kufizim me partitë të tjera, veçanti ata me të cilët unë njihem personalisht, pasi kamë 20 vjet në politikë. Unë njihem me krejt çka janë në skenën politike dhe nuk do të bëjë ndonjë limitim që të bisedojë me një parti, por përkundrazi do të bisedojë me krejt partitë të tjera”, thekson Rashiq.Rashiq thekson se Kosovës i duhet një qeveri më stabile, e cila sipas tij, do të ketë vota të mjaftueshme në Kuvend, pasi do të ketë nevojë të merren edhe vendime të rënda për vendin.
Ai përmend dialogun me Serbinë, statutin e Asociacionit, relacionet me aleatët si çështjet primare të qeverisë së ardhshme.Në anën tjetër, Rashiq flet edhe për protestat e vazhdueshme të studentëve në Serbi, ku sipas tij, atje po ndodh një revolucion dhe është çështje muajsh fundi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“(Vuçiq) Po i vjen fundi vetëm nuk mundem me thënë se cilin muaj. Është çështje e muajve, pasi atje është duke ndodhur një revolucion i të rinjve, i cili është kaq i fuqishëm që unë nuk kam pritur të shoh një gjë të tillë. Prandaj, unë jam shumë optimist sa i përket gjendjes së serbëve në tërë territorin e ish-Jugosllavisë kudo që janë që të ndryshohet dhe normalizohet me përfundimin e karrierës politike të këtij presioni që vetveten e quan president. Ai është president rastësisht dhe shumë shpejt do t’i jepet fundi”, përfundon Rashiq.Partia e Rashiq, bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka fituar 3960 vota, të cilat përkthehen në një deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq partia tjetër nga komuniteti serb në Kosovë, Lista Serbe ka fituar 38 mijë e 83 vota, apo nëntë deputetë në Kuvend.

JU REKOMANDOJMË

Erdogan i lumtur që Trump dhe Melania nuk u lënduan: Në demokraci lufta bëhet me ide, nuk ka vend për asnjë formë dhune

Erdogani përshëndet përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26/04/2026 - 14:09

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar tentim-atentatin në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington DC. Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Turqisë u...

Më shumëDetails

Elvis Hoxha i LVV-së i shpall zgjedhjet nga një kafene, akuzon opozitën, por edhe mediat

Elvis Hoxha i LVV-së i shpall zgjedhjet nga një kafene, akuzon opozitën, por edhe mediat
26/04/2026 - 13:55

Elvis Hoxha, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës “nuk i dha” votat për Vjosa Osmanin presidente. Ai u lajmërua me një video në Facebook...

Më shumëDetails

A do ta tradhtojë Kurti, Osmanin edhe pas propozimit nga LDK-ja?

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
26/04/2026 - 13:22

Kosova mund të përballet me një tjetër raund zgjedhjesh të jashtëzakonshme, pasi afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit përfundon të martën e 28 prillit....

Më shumëDetails

Të shtënat në Shtëpinë e Bardhë, Trump jep paralajmërimin e fuqishëm!

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
26/04/2026 - 12:47

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk beson që të shtënat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë lidhen me tensionet në Iran, por ka theksuar...

Më shumëDetails

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë i sekuestron mall pa afat kompanisë Creative Ceramika të Lulzim Bajramit (Dokument)

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë i sekuestron mall pa afat kompanisë Creative Ceramika të Lulzim Bajramit (Dokument)
26/04/2026 - 12:42

Rëndësia e afatit të produkteve është thelbësore për funksionalitetin e tyre. Zakonisht jemi mësuar të spikasin produktet ushqimore pa afat, por në esencë thuajse secili produkt ka afatin...

Më shumëDetails

Të shtënat në Washington, Haradinaj: Edhe një sulmues u mposht ashtu siç do të mposhten çdoherë

Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen
26/04/2026 - 12:29

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton, ku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    266 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 67
  • U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku pati gjuajtje me armë pranë autosallon Alberti

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë