Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinika e Pediatrisë së vjetër në QKUK tash e 24 orë pa rrymë, ankohen prindërit – flasin nga QKUK

15/02/2025 - 17:26
në Kryesore, Lajme
A A
Klinika e Pediatrisë së vjetër në QKUK tash e 24 orë pa rrymë, ankohen prindërit – flasin nga QKUK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Klinika e Pediatrisë së vjetër në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës ka gati 24 orë që ka mbetur pa rrymë. Si pasojë e kësaj, në këtë klinikë nuk po funksionojnë as ngrohjet e as aparaturat shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali.

Nëna e një fëmije që po trajtohet në këtë klinikë, ka thënë për Sinjalin se ka disa fëmijë që janë të shtrirë në këtë klinikë, por asnjë pajisje dhe as ngrohjet nuk po funksionojnë.

Ajo ka theksuar se është shumë e shqetësuar pasi fëmijën e ka dërguar për t’u shëruar, ndërsa nga i ftohti dhe mungesa e trajtimit adekuat mund të sëmuret akoma më shumë.

Sipas saj, nuk ka asnjë përgjigje nga stafi në QKUK në lidhje me mungesën e energjisë elektrike.

“Vetëm na kanë thënë se po e rregullojnë…”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, nga QKUK kanë thënë se mungesa e rrymës ka ardhur si pasojë e mbingarkesës së rrjetit energjetik.

“Energjia elektrike u ndërpre mbrëmë në oborrin e vjetër dhe të ri të Klinikës së Pediatrisë dhe Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik, por falë angazhimit maksimal dhe reagimit të shpejtë të stafit kujdestar, ekipeve teknike dhe gjithë personelit të QKUK-së, u aktivizuan menjëherë gjeneratorët emergjent, duke siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për pajisjet jetike.

Rreth orës 23:15, furnizimi me energji elektrike u rikthye plotësisht në ndërtesën e re të Pediatrisë, ndërsa për ndërtesën e vjetër, puna po vazhdon për rikthyer funksionalitetin e plotë të rrymës dhe ngrohjes”, kanë thënë nga QKUK.

JU REKOMANDOJMË

Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës

Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
26/04/2026 - 11:04

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një ekip të FSK-së në Gaza për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë...

Më shumëDetails

Trump, mes një atentati, shfaq anën njerëzore ndaj Grenellit – e ngushëllon për vdekjen e nënës

Trump, mes një atentati, shfaq anën njerëzore ndaj Grenellit – e ngushëllon për vdekjen e nënës
26/04/2026 - 10:49

Pavarësisht se ishte shënjestër e një tjetër tentim-atentati në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump, ka gjetur kohën për të kryer një bisedë personale me Richard Grenell. I dërguari...

Më shumëDetails

Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë, i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në hotelin Washington Hilton

Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë, i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në hotelin Washington Hilton
26/04/2026 - 10:22

Personi i dyshuar i armatosur që sulmoi një pikë kontrolli sigurie në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e detyruar Presidentin Donald Trump të evakuohej, është...

Më shumëDetails

Reagon Netanyahu pas të shtënave në darkën e Trump: I tronditur nga tentativa e vrasjes së presidentit amerikan

Reagon Netanyahu pas të shtënave në darkën e Trump: I tronditur nga tentativa e vrasjes së presidentit amerikan
26/04/2026 - 10:10

Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Netanyahu...

Më shumëDetails

Ish-ushtari britanik me rrëfim për luftën në Koshare: Kur më kujtohen djemtë e UÇK-së që humbën jetën, qaj shpesh

Ish-ushtari britanik me rrëfim për luftën në Koshare: Kur më kujtohen djemtë e UÇK-së që humbën jetën, qaj shpesh
26/04/2026 - 09:56

Ish- ushtari nga Britania e Madhe, John Harrison në një rrëfim për Ekonomia Online, e i cili ka kontribuuar në luftën e fundit në Koshare ka treguar përvojën...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Ulet çmimi i naftës
26/04/2026 - 09:39

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i ka publikuar çmimet e derivateve për sot dhe nesër. Sipas MINTI-t, një litër naftë gjatë këtyre dy ditëve do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku pati gjuajtje me armë pranë autosallon Alberti

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë