Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ vazhdon vlerësimin e pakove për votat e diasporës, kaq është numri i zarfeve si vota me kusht

16/02/2025 - 17:33
në Kryesore, Lajme
A A
Votat e diasporës- KQZ kërkon operatorë të rinj për dërgesa postare pa e mbyllur tenderin e vjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime që janë pjesë e votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga rreth 70 mijë pako që ishin dërguar në kutitë postare që KQZ i kishte hapur në 22 shtete të ndryshme, përfshirë dhe të dhënat nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë, ky institucion ka vlerësuar deri më tani më shumë se 22 mijë të tilla, raporton paparaci.

Këtij procesi pritet t’i nënshtrohen më shumë se 46 mijë e 600 zarfe apo pako të tjera me fletëvotime.

Sipas procedurave të KQZ-së, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara.

Nga votimi jashtë Kosovës, këto nuk do të jenë votat e vetme që do të numërohen dhe përfshihen në rezultatet përfundimtare. Pjesë e këtyre rezultateve do të bëhen edhe më shumë se 13 mijë e 300 vota nga votimi në përfaqësi diplomatike, i cili u mbajtë më 8 shkurt 2025.

Gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, pjesa më e madhe e tyre, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe vetëm 20,324 ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

Në rezultate përfundimtare, përveç votave nga vendvotimet e rregullta (2,533) do të përfshihen edhe votat me kusht nga vendvotimet me kusht (56), votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat nga votimi jashtë Kosovës.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801, të cilat gjithastu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota.

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën, IHMK me këshilla për shëndetin dhe për të mbjellat

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë
25/07/2026 - 00:54

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën 25–26 korrik 2026. Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të...

Më shumëDetails

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi
25/07/2026 - 00:52

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që kur është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Hasi, Zylfi Tejeci, për të cilin ende nuk ka asnjë...

Më shumëDetails

Goditet kontrabanda në Bërnjak, sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare dhe dy automjete

Goditet kontrabanda në Bërnjak, sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare dhe dy automjete
25/07/2026 - 00:49

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në zonën kufitare të Bërnjakut, pas pranimit të informatave për dyshime lidhur me kontrabandimin e mallrave. Sipas Policisë, aksioni është realizuar...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: LVV është e gatshme të rifillojë bisedimet me LDK-në, presim qartësi për pozicionimin e saj

Kusari-Lila: LVV është e gatshme të rifillojë bisedimet me LDK-në, presim qartësi për pozicionimin e saj
24/07/2026 - 21:39

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në emisionin “EURO n’T7” për zhvillimet politike dhe takimet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

Më shumëDetails

Sorensen diskuton me Kurtin kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Sorensen diskuton me Kurtin kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë
24/07/2026 - 21:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Ja si funksiononte grupi i zyrtarëve të Ministrisë së Sveçlës me turkun e “Wolt-it” (Dosja e plotë)

Ja si funksiononte grupi i zyrtarëve të Ministrisë së Sveçlës me turkun e “Wolt-it” (Dosja e plotë)
24/07/2026 - 21:36

Në qendër të hetimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë zyrtaret e MPB-së që drejtohet nga Ministri Xhelal Sveçla dhe një shtetas turk, të cilët dyshohen për një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”

    Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “VitaLab” e Lavdim Zhdrellës kapet me staf të palicencuar, teste HIV dhe shërbime të palicencuara – gjobitet me 3 mijë euro

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kompania e biznesmenit të afërt me Qeverinë kap mega-tenderin gati 7-milionësh për derivate

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nafta arrin pikën më të lartë prej fillimit të majit – Këto janë çmimet e reja nga MINT

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Human Plus” e Sebahate dhe Gazmend Ahmetajt u kap me staf të palicencuar dhe shërbime mjekësore ilegale, gjobitet me 3 mijë euro

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë