Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkeljet gjatë fushatës, PZAP gjobiti partitë me mbi 654 mijë euro – VV më e dënuara

17/02/2025 - 22:32
në Kryesore, Lajme
A A
Shkeljet gjatë fushatës, PZAP gjobiti partitë me mbi 654 mijë euro – VV më e dënuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 janë të parat zgjedhje të rregullta në Kosovë pas më shumë se një dekade zgjedhjesh të parakohshme. Megjithatë, partitë nuk i kushtuan rëndësi përbërjes së listave me kandidatë pa probleme ligjore.

Nga 28 subjekte të certifikuara, tre prej tyre – Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-Nisma – përfshinë kandidatë me aktakuza aktive ose dënime penale. Në total, nga 330 kandidatë që kanë paraqitur të tre këto subjekte, i bie që 7% e tyre të kenë probleme me ligjin.

Lëvizja Vetëvendosje ka më së shumti kandidatë të tillë, 14, që përfaqësojnë 12.7% të listës.

Koalicioni AAK-Nisma përfshin 8 kandidatë (7.3%), pesë nga AAK dhe tre nga Nisma.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka një kandidat me probleme ligjore.

Këto zgjedhje ishin edhe test i rëndësishëm për demokracinë e vendit, për mënyrën se si respektohen rregullat zgjedhore dhe për besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Por, fushata zgjedhore nuk kaloi pa polemika dhe shkelje të rregullave. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë qindra ankesa për parregullsi, që kanë rezultuar me gjoba të mëdha për partitë politike dhe kandidatët e tyre.

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë kanë rezultuar me gjoba të mëdha për partitë politike dhe kandidatët që nuk kanë respektuar rregullat e përcaktuara në Kodin e Etikës. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri më 8 shkurt ka shqyrtuar 222 ankesa për shkeljet gjatë fushatës, nga të cilat 125 janë aprovuar dhe 97 janë refuzuar.

Në total, PZAP ka shqiptuar 654,500 euro gjoba, duke penalizuar partitë për gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes, përdorim të resurseve publike, vendosje të materialeve zgjedhore në hapësira publike, përdorimin e fëmijëve në fushatë dhe pengimin e gazetarëve në kryerjen e punës së tyre.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është partia më e dënuar, me 202,500 euro gjobë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 143,500 euro gjobë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është gjobitur me 141,600 euro.

Koalicioni AAK-NISMA është dënuar prej 81,200 euro.

Koalicioni për Familjen është dënuar me 33,000 euro.

Lista Serbe me 21,500 euro.

Parti të tjera, përfshirë subjektet e komuniteteve, kanë marrë gjoba më të vogla, nga 1,000 deri në 12,000 euro.

Pa ankesa dhe pa gjoba nuk kaloi edhe dita e zgjedhjeve.

PZAP në këtë ditë shqyrtoi 79 ankesa për shkeljet gjatë fushatës, nga të cilat 18 janë aprovuar dhe 61 janë refuzuar. Në total, për ditën e zgjedhjeve shqiptoi 42,500 euro gjoba.

LVV është partia më e dënuar, me 25,500 euro gjobë.

PDK me 4,500 euro gjobë.

LDK është gjobitur me 1,500 euro.

Koalicioni AAK-NISMA ka marrë gjobë prej 3,000 euro.

Koalicioni për Familjen është dënuar me 2,000 euro dhe,

Lista Serbe me 5,000 euro dhe OPRE ROMA, me 1,000 euro gjobë./Betimi për Drejtësi

JU REKOMANDOJMË

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg
26/09/2026 - 17:34

Shqiptarë nga e mbarë bota janë duke protestuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, ku gjithsej u dënuan me 81 vite burgim katër ish-krerët e UÇK-së. Në Hamburg të...

Më shumëDetails

Bashkatdhetarët në Finlandë nuk i ndal as shiu e i ftohti: Protestojnë kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale (VIDEO)

Bashkatdhetarët në Finlandë nuk i ndal as shiu e i ftohti: Protestojnë kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale (VIDEO)
26/09/2026 - 17:27

Shqiptarë nga e mbarë bota janë duke protestuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, ku u dënuan gjithsej me 81 vite burgim katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri...

Më shumëDetails

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president
26/09/2026 - 17:21

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk ka treguar vullnet për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, thotë nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri....

Më shumëDetails

Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës

Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës
26/09/2026 - 17:05

Zgjidh gjuhën sq Albanian Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës Viber Icon INDEKSONLINEE Shtunë, 26 Shtator 2026 16:25 Përdorimi i substancave narkotike...

Më shumëDetails

Shtohen masat e sigurisë para ndeshjes Austri – Kosovë, ka edhe gjoba të majme për thyerjen e rregullave

Shtohen masat e sigurisë para ndeshjes Austri – Kosovë, ka edhe gjoba të majme për thyerjen e rregullave
26/09/2026 - 16:48

Kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë deri në nisjen e ndeshjes mes Austrisë dhe Kosovës, raportohet se janë shtuar masat e sigurisë. Sipas mediave austriake,...

Më shumëDetails

Kryetarja e ASHAK-ut reagon për verdiktin e Hagës: UÇK pjesë e një kapitulli vendimtar, proceset ndaj individëve s’mund të bëhen gjykim për një lëvizje

Kryetarja e ASHAK-ut reagon për verdiktin e Hagës: UÇK pjesë e një kapitulli vendimtar, proceset ndaj individëve s’mund të bëhen gjykim për një lëvizje
26/09/2026 - 16:39

Kryetarja e Akademisë së Arteve te Shkencave, Justina Pula, ka publikuar një reagim në profilin e saj në ‘facebook’ sa i përket vendimit të fundit të Gjykatë Speciale...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë