Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës

26/09/2026 - 17:05
në Lajme
A A
Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës
Viber Icon
INDEKSONLINEE Shtunë, 26 Shtator 2026 16:25
Përdorimi i substancave narkotike po prek fëmijë në mosha gjithnjë e më të reja. Psikiatri Burim Meta thotë se në praktikën e tij ka trajtuar raste që kanë nisur të eksperimentojnë me drogë që në moshën 10 vjeçare.

Në një intervistë për emisionin “Shëndeti Sot”, Meta tha se gjatë 10 viteve të fundit është ulur ndjeshëm mosha e personave që fillojnë përdorimin e substancave narkotike.

Sipas tij, nëse para 10 viteve përdorimi niste kryesisht në moshën 20-22 vjeçare, tash ka raste që nisin rreth 10 vjet më herët.

“Në praktikën time profesionale kam pasur rastin që edhe nga mosha 10 vjeçe ka filluar të eksperimentojë me substancat narkotike. Do të thotë, në këtë 10-vjeçarin e fundit kemi rënie të moshës së përdorimit të substancave për 10 vite. Është zvogëluar mosha”, tha Meta.

Ai theksoi se përdorimi i substancave narkotike në moshë të hershme mund të shkaktojë pasoja si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

“Nëse para 10 viteve përdorimi i substancave ka qenë nga mosha 20-22 vjeçare, tash kjo moshë është zvogëluar për 10 vite. Dhe kjo natyrisht pastaj bën probleme në shëndetin mendor, bën probleme edhe në shëndetin trupor”, deklaroi ai.

Psikiatri bëri thirrje që shëndeti mendor të trajtohet me të njëjtën rëndësi sikurse shëndeti fizik.

“Kur kemi edhe dhimbje shpirtërore duhet të marrim terapi e cila të ndihmon të shërosh shpirtin. Për shkak se është interesante, raste të tilla, ne po që se bëjmë ekzaminime ato dalin mirë, por në gjuhën e shëndetit mendor ne shohim një shpirt të dëmtuar. Shohim një zemër të thyer në kontekst të shprehjes sonë psikiatrike dhe kjo natyrisht pastaj duhet të shërohet përmes psikoterapive”, tha Meta.

Ai shtoi se trajtimi nuk është i lehtë, por rezultatet mund të jenë të mira përmes kombinimit të medikamenteve dhe psikoterapisë.

“Nuk është e lehtë, por natyrisht ne e bëjmë. E bëjmë mirë, përmes medikamenteve që tashmë psikofarmakologjia ka avancuar shumë, terapi të cilat janë adekuate për moshën e caktuar. Gjithashtu ne bashkëpunojmë më pastaj edhe përmes psikoterapisë me psikologun dhe arrijmë rezultate të mira”, tha psikiatri Burim Meta.

JU REKOMANDOJMË

Shtohen masat e sigurisë para ndeshjes Austri – Kosovë, ka edhe gjoba të majme për thyerjen e rregullave

Shtohen masat e sigurisë para ndeshjes Austri – Kosovë, ka edhe gjoba të majme për thyerjen e rregullave
26/09/2026 - 16:48

Kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë deri në nisjen e ndeshjes mes Austrisë dhe Kosovës, raportohet se janë shtuar masat e sigurisë. Sipas mediave austriake,...

Më shumëDetails

Kryetarja e ASHAK-ut reagon për verdiktin e Hagës: UÇK pjesë e një kapitulli vendimtar, proceset ndaj individëve s’mund të bëhen gjykim për një lëvizje

Kryetarja e ASHAK-ut reagon për verdiktin e Hagës: UÇK pjesë e një kapitulli vendimtar, proceset ndaj individëve s’mund të bëhen gjykim për një lëvizje
26/09/2026 - 16:39

Kryetarja e Akademisë së Arteve te Shkencave, Justina Pula, ka publikuar një reagim në profilin e saj në ‘facebook’ sa i përket vendimit të fundit të Gjykatë Speciale...

Më shumëDetails

Zelensky: Trump ka dhënë dritën jeshile, Ukraina do të prodhojë raketa Patriot

Zelensky: Trump ka dhënë dritën jeshile, Ukraina do të prodhojë raketa Patriot
26/09/2026 - 16:25

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Donald Trump ka marrë vendimin për t’i dhënë Ukrainës licencën për prodhimin e raketave Patriot. Zelensky tha se mes dy vendeve...

Më shumëDetails

Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë Byronë për konfiskimin e pasurisë

Qeveria po ua bllokon buxhetin komunave, AKK: Vonesa të tilla dëmtojnë rëndë jo vetëm komunat, por edhe qytetarët
26/09/2026 - 16:19

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh. Ndër projektligjet e miratuara është edhe ai...

Më shumëDetails

Adrian Morina, Arta Jashari e Fahri Fazliu i Ri në natën e 11-të të protestës në shesh

Adrian Morina, Arta Jashari e Fahri Fazliu i Ri në natën e 11-të të protestës në shesh
26/09/2026 - 16:13

Aktori Adrian Morina, gazetari Arsim Lani, Fahri Fazliu i Ri dhe sopranoja Arta Jashari janë pjesë e programit të natës së 11-të të protestës “Jo në emrin tim”,...

Më shumëDetails

Shoqata e Familjarëve “Përkorë” reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit në OKB

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
26/09/2026 - 16:09

Shoqata e Familjarëve “Përkorë” ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të bëra në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ai mohoi se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë