Partia Demokratike e Kosovës arriti një rezultat të madh elektoral më 9 shkurt në Skenderaj duke marrë 16587 vota apo mbi 77% të votave në këtë komunë.
Si rezultat i kësaj fitoreje në Skenderaj edhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë kanë marrë numër të lartë të votave, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info ka siguruar listën me votat e fituara në Skenderaj nga kandidatët e PDK-së që vijnë nga kjo komunë, ku shihet se rezultat të lartë kanë shënuar Sala Jashari me 9157 vota, Mërgim Lushtaku me 8272 vota e Përparim Gruda me 8135 vota.
Më poshtë lista:













