Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tomë Gashi flet për formimin e Qeverisë Kurti 3, zbulon këto parti që do t’i ketë partnerë!

19/02/2025 - 15:16
në Kryesore, Lajme
A A
Tomë Gashi flet për formimin e Qeverisë Kurti 3, zbulon këto parti që do t’i ketë partnerë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti 3”

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.

Kjo parti ka fituar rreth 41 për qind të votave, duke mos arritur të përsërisë suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind të votave.

Me 22.37 për qind të votave, e dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.57 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë fitoi 7.56 për qind të votave.

Lista Serbe ka fituar 3.98 për qind të votave, që nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb në garë me pesë subjekte të tjera politike që garuan për votat e këtij komuniteti.

E në lidhje me këtë situatë të pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati, Tomë Gashi.

Ai thotë se LVV nuk ka qeverisur e vetme as pas fitores së zgjedhjeve të vititi 2021.

Sipas tij, LVV ka udhëhequr së bashku me Partinë Guxo dhe Alternativa dhe njësoj do të ndodhë edhe tani.

“LVV nuk ka qeverisë e vetme as në zgjedhjete e fituara si askush më parë më 14 Shkurt 2021.

Ku LVV me Partinë Guxo dhe Alternativa, me mbi 51% tani pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të ndodhë njejtë”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi thekson që LVV nuk do të ketë koalicion me Listën Serbe në asnjë mënyrë.

“LVV do të formojë Qeverinë Kurti 3, bashkë me Guxo & Alternativa dhe me Pakicat të tjera përveç me Listën Serbe të Vuçiqit”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

Kutjojmë që në zgjedhjet e 9 shkurtit për përbërjen e re parlamentare garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind.

Pjesëmarrja në votim shënoi rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur votuan mbi 48 për qind e personave me të drejtë vote.

Për herë të parë kanë votuar 125 mijë votues të rinj.

JU REKOMANDOJMË

Oferta e LVV-së për opozitën/Kurti e injoroi, por Haradinaj ‘kyçet’ vet ne temë: Ky ultimatum, pjesë e strategjisë për ta dërguar vendin në zgjedhje

Oferta e LVV-së për opozitën/Kurti e injoroi, por Haradinaj ‘kyçet’ vet ne temë: Ky ultimatum, pjesë e strategjisë për ta dërguar vendin në zgjedhje
25/04/2026 - 12:54

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar dy partive më të mëdha opozitare (PDK dhe LDK) për propozimin e tre emrave...

Më shumëDetails

Vjen reagimi nga LDK pas ofertës së re të Kurtit

Vjen reagimi nga LDK pas ofertës së re të Kurtit
25/04/2026 - 12:32

Deputeti  i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar LVV-së pas propozimit që LDK e PDK të propozojnë tre emra për president. Mustafa ka thënë se iu bën thirrje...

Më shumëDetails

PDK-ja ‘i përgjigjet’ ofertës së Kurtit për presidentin

PDK-ja ‘i përgjigjet’ ofertës së Kurtit për presidentin
25/04/2026 - 12:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të propozojë emra për president, pas ofertës së Vetëvendosjes që...

Më shumëDetails

Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku u gjuajtjen me armë veturat e autosallon Alberti

Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku u gjuajtjen me armë veturat e autosallon Alberti
25/04/2026 - 11:53

Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht për një gjuajtje me armë zjarri në Veternik të Prishtinës, ku për pasojë janë dëmtuar disa vetura të autosallon Alberti. Gjuajtjen me armë në...

Më shumëDetails

Agim Bahtiri për PDK e LDK: Është në dorën tuaj a shkojmë në zgjedhje, mos shkelni mbi gjakun e atyre që kanë dhënë jetën

Agim Bahtiri për PDK e LDK: Është në dorën tuaj a shkojmë në zgjedhje, mos shkelni mbi gjakun e atyre që kanë dhënë jetën
25/04/2026 - 11:38

Deputeti i VV’së, Agim Bahtiri, tha se oferta e Kurtit për opozitën është e sinqertë dhe njerëzore. Ai shkroi se tashmë është në dorën e PDK dhe LDK...

Më shumëDetails

Shtrenjtohet nafta, MINTI publikon çmimet e derivateve për sot

Shtrenjtohet nafta, MINTI publikon çmimet e derivateve për sot
25/04/2026 - 11:07

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës për ditën e sotme. Për dallim nga një ditë më parë, sot çmimi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vazhdon skandali: Dallavere me import të kafshëve nga Nreca, Meli, Reisa, Luka … – AUV i procedon për gjykatë 8 kompani (Dokumente)

    Vazhdon skandali: Dallavere me import të kafshëve nga Nreca, Meli, Reisa, Luka … – AUV i procedon për gjykatë 8 kompani (Dokumente)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku u gjuajtjen me armë veturat e autosallon Alberti

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • LAJM I MIRË: Qeveria ekzekuton pagesat për këto kategori

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë