Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nuk mori vota të mjaftueshme për deputet, reagon Genc Prelvukaj

19/02/2025 - 21:57
në Lajme
A A
Nuk mori vota të mjaftueshme për deputet, reagon Genc Prelvukaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Genc Prelvukaj, ka ndarë një mesazh mirënjohjeje dhe reflektimi pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ai ka shprehur falënderimet e tij për mbështetësit, duke vlerësuar eksperiencën e tij si një përvojë të jashtëzakonshme, shkruan Indeksonline.

Prelvukaj ka theksuar se gjatë muajve të fushatës ka pasur mundësinë të takojë njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë të burgosur politikë, veteranë të luftës, profesorë, bujq, mjekë dhe gazetarë. Ai ka vlerësuar këto takime si një pasuri të madhe shpirtërore dhe njerëzore.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se, sipas vlerësimeve paraprake, ka arritur rreth 12,000 vota, por që nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta siguruar një vend në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai e ka cilësuar këtë mbështetje si një ndjenjë të bukur dhe një tregues të besimit të madh që i është dhënë.

Prelvukaj ka shtuar se e ka zhvilluar fushatën në një frymë të qetë dhe të argumentuar, duke shmangur metodat jokonvencionale të konkurrencës politike. Ai ka përgëzuar kandidatët fitues të PDK-së dhe është shprehur i bindur se ata do të përfaqësojnë denjësisht partinë dhe qytetarët.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka falënderuar ekipin e tij dhe gjithë mbështetësit, duke riafirmuar besimin e tij të palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës, të cilës i ka shërbyer për më shumë se dy dekada.

Postimi i plotë:

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj

Për disa muaj me radhë kam punuar në terren për procesin elektoral që është në prag të finalizimit. Në takime të organizuara rresht, kam njohur njerëz nga çdo pjesë e territorit të shtetit, të cilët vështirë se do ti takoja në rrethana tjera.

Kam pasur nderin të njoh të burgosur politikë, veteranë të luftês, shtëpi dëshmorësh, studentë, profesorë, bujq, historianë, mjekë, inzhinierë, gazetarë dhe më shumë. Në këtë kontekst ndjehem shumë më i pasur, sepse këto miqësi nuk lidhen lehtë.

Për secilën ditë të punës, jam munduar që kritikën ta ndërtoj mbi bazën e argumentit, duke evituar gjuhën e papranueshme, sjelljen joetike dhe metodat tjera jokonvencionale të konkurimit politik. Pa e ulur kurrë nivelin, si dhe duke e mbajtur zotimin për qetësi edhe përballë tensioneve që kampanja di ti ketë.

Sidoqoftë, sipas raporteve deri tani mund të kem arritur rreth 12 000 vota, por mësa duket se nuk janë të mjaftueshme për tu bërë pjesë e kuvendit. Mirëpo, përtej votës, janë dymbëdhjetë mijë njerëz që kanë besuar tek une dhe kjo ma jep ndjesinë më të bukur që kam marrë ndonjëherë.

Ndoshta në këtë proces kam mundur të bëj më shumë, më mirë dhe më saktë, por nuk ka relevancë më. Nuk më ka luftuar askush nga brenda, vota nuk më është marrë, nga struktura e partisë kam pasur trajtim korrekt dhe jam i nderuar për këtë.

Për më kuptueshëm: mendoj që elektorati i PDK-së ka pëlqyer më shumë cilësitë intelektuale dhe profesionale të kandidatëve tjerë dhe unë nuk kam korrespoduar me kërkesat e shumicës prej tyre.

Ndërkohë jam i bindur se, në rast triumfi, atë që do ta bëja brenda kuvendit unë, do ta bëjnë edhe më mirë kandidatët që fituan. Gjithsesi fushata qe një eksperiencë e bukur që secilën herë do ta kujtoj me shumë mirësi.

Si konkluzion e falenderoj secilin prej jush që besuat tek unë dhe sidomos ekipin tim, të cilëve u jam mirënjohës çdoherë. Jam mishëruar me ta deri në pikën ku më nuk i shoh ndryshe veçse si antarë të familjës!

Për në fund vazhdoj të besoj në Partinë Demokratike të Kosovës, siç kam bërë për 22 vite rresht, duke provuar ti jap çdo gjë, pa kërkuar asgjë në këmbim.

Me shumë nderim e mirësi
I juaji
Genc Prelvukaj

JU REKOMANDOJMË

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë