Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rutte: Nuk presim vendime dramatike nga SHBA për Kosovën

20/02/2025 - 22:31
në Kryesore, Lajme
A A
Rutte: Nuk presim vendime dramatike nga SHBA për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shpreson se nuk do të ketë “vendime dramatike” sa i përket politikës amerikane në Kosovë dhe rajon.

“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë. Nga krejt çka unë po kuptoj nga sistemi amerikan, është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave ose adaptime të vogla që mund të ndodhin gjithmonë. Sllovakët, Holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike,” ka thënë Rutte, duke u përgjigjur në pyetjen nëse i frikësohet ndryshimeve të politikës amerikane, sidomos sa i përket trupave të SHBA-së që janë në kuadër të KFOR-it.

Këto cilësime sekretari i përgjithshëm i aleancës i nxori gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Universitetin Comenius në Bratisllavë të Sllovakisë.

Njëri nga udhëheqësit e organizatës më të madhe ushtarake në botë ka nënvizuar rëndësinë që vëmendja e perëndimit të jetë e fokusuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse kjo është në interes të gjithë NATO-s.

“Sigurisht, ne e dimë se ka disa çështje që duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi fokusin tek marrëdhëniet në rajon. Ne po përpiqemi të ruajmë stabilitetin. Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse është një rajon që ka një histori të jostabilitetit. Fatmirësisht, tani për shumë vite, kemi një stabilitet të qëndrueshëm në atë pjesë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor, dhe ne duhet ta ruajmë atë,” ka vlerësuar Mark Rutte.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, njeriu i parë i NATO-s ka thënë se ndonëse nuk ka përfunduar numërimi i votave, duket se do të nevojitet të formohet një qeveri koalicioni.
Formimi i koalicioneve, sipas tij, është pjesë e procesit normal politik e demokratik.

JU REKOMANDOJMË

Lushaku: A e patë kush po i do zgjedhjet? Ai që e nisi fushatën me video, me akuza e me shantazh

Lushaku: A e patë kush po i do zgjedhjet? Ai që e nisi fushatën me video, me akuza e me shantazh
25/04/2026 - 01:44

Kryeministri Albin Kurti, fajësoi opozitën për mos-arritjen e marrëveshjes për çështjen e Presidentit, gjë që do të çonte vendin në zgjedhje të reja. Këtë ai e bëri përmes...

Më shumëDetails

Qeveria e Gjermanisë ua zgjat mandatin ushtarëve në Kosovë, duhet edhe miratimi i Bundestagut

Qeveria e Gjermanisë ua zgjat mandatin ushtarëve në Kosovë, duhet edhe miratimi i Bundestagut
25/04/2026 - 01:35

Qeveria federale e Gjermanisë ka vendosur të vazhdojë praninë e forcave ushtarake gjermane në misionin e NATO-s në Kosovë. Më 22 prill 2026, Kabineti Federal Gjerman miratoi zgjatjen...

Më shumëDetails

Vendimi ndaj tre serbëve për Banjskën, Kearns kërkon që tani të dënohen drejtuesit: Janë në qeverinë serbe dhe disa po fshihen nga ta

Vendimi ndaj tre serbëve për Banjskën, Kearns kërkon që tani të dënohen drejtuesit: Janë në qeverinë serbe dhe disa po fshihen nga ta
25/04/2026 - 01:33

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq me burgim të përjetshëm për rastin në Banjskë, ndërsa Dushan Maksimoviq e dënoi me 30 vjet...

Më shumëDetails

Letër prekëse nga familja e Liridona Ademajt: Ajo nuk kthehet më, do kërkojmë kujdestarinë e fëmijëve

Letër prekëse nga familja e Liridona Ademajt: Ajo nuk kthehet më, do kërkojmë kujdestarinë e fëmijëve
24/04/2026 - 22:46

Familja e së ndjerës Liridona Ademaj ka dërguar një letër në programin “Goca dhe Gra” të TopChannel, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar autorët e vrasjes...

Më shumëDetails

SHBA: Çdo vendosje e re minash nga Irani do të konsiderohet shkelje e armëpushimit

SHBA: Çdo vendosje e re minash nga Irani do të konsiderohet shkelje e armëpushimit
24/04/2026 - 22:42

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se çdo vendosje shtesë minash nga Irani në Ngushticën e Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit në fuqi me...

Më shumëDetails

U la jashtë kryesisë së LDK-së, flet për herë të parë Arben Gashi

Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët
24/04/2026 - 21:51

Ish deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka folur për situatën aktuale politike në vend, lënien jashtë kryesisë së kësaj partie, rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK e zgjedhjet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Vazhdon skandali: Dallavere me import të kafshëve nga Nreca, Meli, Reisa, Luka … – AUV i procedon për gjykatë 8 kompani (Dokumente)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • LAJM I MIRË: Qeveria ekzekuton pagesat për këto kategori

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është veprimi i Listës Serbe në Kuvend, pasi gjykata shpalli vendimin për sulmin terrorist në Banjskë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • MINTI cakton çmimet tavan: Sa do të kushtojë nafta dhe benzina sot në Kosovë?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë