Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Hoxhaj: Kosova mund të hedhë hapat e parë për anëtarësimin në NATO në Samitin e 2027-ës në Tiranë

22/02/2025 - 22:08
në Lajme
A A
Enver Hoxhaj: Kosova mund të hedhë hapat e parë për anëtarësimin në NATO në Samitin e 2027-ës në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin ishte ish-ministri njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj, ka diskutuar mundësitë dhe sfidat që ka Kosova për anëtarësimin në NATO, duke vlerësuar se politika e jashtme e Kosovës duhet të jetë dinamike dhe e orientuar në koordinim me partnerët amerikanë dhe evropianë.

Sipas tij një nga kontributet më të mëdha të Trump, për Kosovën ka qenë transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtrinë e Kosovës dhe njohja e Izraelit.

“Gabojmë nese e lexojmë Trump gabimisht. Nga presidenti Trump ne i kemi transofrmimin e FSK në ushtri të Kosovës, kemi për herë të parë në një letër të presidentëve të ShBA që dialogu duhet të përfundoj me një njohje të ndërsjellë, kemi njohjen e Izraelit nga ai, nga Trumpi rajoni e ka Malin e Zi në NATO, Maqedonia e Veriut gjthashtu është antarsu në NATO. Një politikë e paparashikueshme është se si Evropa e sheh Trump dhe Trump e sheh Evropën ka një dallim kogja të madh. Ka një injorim të Evropës, se ajo nuk ka arrit në këto 30 vitet e fundit, mas fundit të luftës së ftohtë që ta gjej një mision gjeopolitik, as lufta në Ukrainë nuk e ka kfjellë gjeopolitikisht. Unë e shoh Trump si një mundësi nëse ne dim me u përshtat në atë se cfarë po ndodh. Ne duhet të ndërtojmë në mandatin e parë të Trump si një bazë për të kërku më shumë mbështetje dhe vëmendje amerikane, dhe mbi të gjitha edhe të themi se cilat janë pritjet që i ka nga ana jonë”, tha ai.

Për të ardhmen e Kosovës, Hoxhaj është optimist se, me një qeveri të përgjegjshme dhe një politikë të jashtme të fokusuar, mund të arrihet një avancim i shpejtë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, shkruan GazetaBlic.

“Unë e shoh shumë të mundur që një politikë dhe një kryeministër kredibil i Kosovës mund ta përmbyllë gjatë kësaj kohe jo tërsish procesin e antarsimit në NATO, por në vitin 2027 është një samit i madh i NATO-s në Shqipëri, dhe ne nese kemi një qeveri të përgjegjshme gjatë vitit 2025 dhe 2026, kemi një poltikë të jashtme dinamike nuk e përjashtoj mundësinë që në vitin 2027 mund të vendoset Kosova në agjenden e Samitit të NATO-s në Tiranë”, potencoi ai.

Ai ka theksuar mundësinë që, gjatë Samitit të NATO-s në vitin 2027 në Shqipëri, të mund të vendoset një afat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në aleancën ushtarake.

Hoxhaj gjithashtu thekson se gjatë dy viteve të ardhshme duhet të insistohet në nënshkrimin e një plani të veprimit për anëtarësim në NATO, që do të ishte një marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe NATO-s, e ngjashme me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Jam më se i bindur se nëse punohet me vendosmeri dhe në koordinim me amerikanët dhe evropianët, 2027 mund të vendoset gurthemeli i anatarsimit të Kosovës në NATO, mund të merret drita e gjelbër që të përmbyllet procesi i antarsimit. Gjatë 2025 dhe 2026 duhet të insistohet të nënshkruhet një plan për veprim për antarësim në NATO që është raporti kontraktual si është MSA mes Bashkimit Evropian në Kosvoë. Kosova deri më tash nuk ka nënshkru asnjëherë një plan të veprimit për antarësimin në NATO, që është marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe NATO-s. Unë e shoh të mundur që gjatë këtyre 2 viteve të përgatitet tereni për një gjë të tillë dhe në samitin e Tiranës, të ketë përafërsisht një afat se kur mund të përmbyllet antarsimi i Kosovës në NATO”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhajt, letra e presidentit Trump dërguar presidentes Osmani, e cila thekson angazhimin e SHBA-ve për orientimin euroatlantik të Kosovës, është një hap pozitiv për të ardhmen e Kosovës.

Ndër të tjera ai beson se, me një angazhim të fortë dhe koordinim të ngushtë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, Kosova mund të hedhë hapat e duhur drejt anëtarësimit në NATO dhe të vendosë një gurthemel për këtë qëllim gjatë Samitit të 2027-ës në Tiranë.

“Nëse kam parasysh letren e presidentit Trump dërguar presidentës Osmani, e vetmja fjali ku thuhet se Amerika është e vendosur të angazhohet edhe më tutje në Kosovë është fjala për atë fjalë formimin e famshëm orientimin euroatlantik. Dhe orientimi euroatlantik ku Amerika ka rol është antarësimi në NATO. Nuk e shoh NATO-n që është hjek nga tavolina si opsion për vendet e Ballkanit, përkundrazi unë e shoh si të mundur që të ketë një shpejtësi të re nesë kjo administratë mbetet e përkushtuar ndaj Evropës”, përfundoi Hoxhaj

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë