Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova dhe masat e BE-së: Një ngërç me pasoja të zgjatura

23/02/2025 - 17:23
në Pa kategori
A A
Kosova dhe masat e BE-së: Një ngërç me pasoja të zgjatura
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj, por kanë pasur ndikim në mirëqenien e qytetarëve. Pa një konsensus të qartë brenda BE-së se kur mund të hiqen, pasiguria vazhdon të formësojë situatën.

Njëzet muaj pas ngrirjes së fondeve për Kosovën dhe pezullimit të vizitave të nivelit të lartë, Bashkimi Evropian vazhdon të refuzojë heqjen e këtyre masave, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Prishtinës, por edhe të Parlamentit Evropian.

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zëdhënës i bllokut tha se “masat e përkohshme të BE-së janë të kthyeshme dhe Këshilli tashmë ka vendosur kushte për heqjen graduale të tyre, të cilat lidhen me marrjen e hapave nga Kosova për uljen e tensioneve në veri”.

BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të kryeministrit Albin Kurti në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.

Pavarësisht masave, Kurti nuk u zmbraps, hoqi nga përdorimi dinarin serb, mbylli shumicën e institucioneve të Serbisë dhe e mbrojti këtë politikë si shtrirje të autoritetit.

Në disa raste, ai i cilësoi si të padrejta masat e BE-së, duke thënë se nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë e vendit.

BE-ja nuk bëri të ditur se cilat projekte konkretisht janë prekur nga pezullimi i fondeve për Kosovën. Por, burime të Radios Evropa e Lirë morën vesh se ato variojnë nga kultura deri tek infrastruktura dhe se vlera e tyre arrin deri në 100 milionë euro.

Fisnik Osmani, kryeshef ekzekutiv i Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës “Termokos”, konfirmon se një projekt i ndërmarrjes për dyfishimin e kapaciteteve të ngrohjes në kryeqytet, është pezulluar, për shkak të ngrirjes së një granti prej 17.6 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian.

Këto mjete, thotë ai, ishin pjesë e programit IPA, që u ofron asistencë financiare dhe teknike vendeve që synojnë BE-në, por që në rastin e Kosovës është bllokuar.

“Sanksionet e BE-së e kanë dëmtuar në masë të madhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në këtë rast, fatkeqësisht, është dëmtuar edhe Ngrohtorja e Qytetit, e rrjedhimisht edhe qyteti i Prishtinës dhe qytetarët e tij”, thotë Osmani.

Ai tregon se projekti në total kushton 65 milionë euro, se mbi 15 milionë euro do të garantohen nga Qeveria dhe Komuna e Prishtinës, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet përmes kredive.

Osmani thotë se punimet është dashur të nisnin këtë vit, por se tani nuk është e sigurt.

Ai, po ashtu, tregon se “Termokos”-i aktualisht mbulon mbi 25.000 familje në Prishtinë dhe se me projektin e ri, ky kapacitet do të dyfishohej dhe, rrjedhimisht, do të ulej konsumimi i energjisë elektrike dhe ndotja e ajrit.

“Projekti parasheh zgjerimin në objekte shumëkatëshe. Pra, zgjerim masiv në Prishtinën e re, pjesa e Kalabrisë, pjesa e Mëhallës së Muhaxherëve, një pjesë e Arbërisë… Prishtina, praktikisht, do të përmbyllej sa i përket ngrohjes, në momentin që të finalizohet projekti”, thotë Osmani.

Nga dita kur do të nisë ky projekt, do të duhen tre vjet për t’u përfunduar, thekson ai.

Për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës nuk ka as edhe një afat formal, thotë Augustin Palokaj, gazetar që përcjell politikat e BE-së në Bruksel. Kjo, për faktin se ato nuk janë sanksione klasike me afat të caktuar kohor, sipas tij.

“Këto masa janë një hibrid në ndërmarrjen e BE-së, sepse për to nuk ka pasur një vendim të prerë formal, i cili do të shfuqizohej. Pra, nuk janë sanksione klasike. Janë masa që janë ndërmarrë nga institucionet e BE-së, duke u bazuar në një deklaratë politike, e që tash nuk ka pajtim nga të gjitha vendet anëtare që ato të hiqen”, thotë Palokaj.

Ai shton se diskutimet për to mbahen me dyer të mbyllura, por se nga burimet diplomatike ka marrë vesh se kundër heqjes së masave janë vende si: Franca, Italia, Sllovakia dhe Hungaria. Ato duan që heqja e tyre të kushtëzohet dhe të bëhet gradualisht.

Palokaj kujton se vendimet në BE merren me konsensusin e të 27 vendeve anëtare dhe thotë se Kosova nuk ka ndonjë mekanizëm diplomatik për të negociuar heqjen e masave.

“Ato janë masa për projekte që i financon BE-ja – pra, janë financime të njëanshme, që nuk janë pjesë e marrëveshjeve formale me Kosovën. BE-ja i jep si grante për projekte, por edhe mund t’i ndalë vetë. Menaxhimi i tyre bëhet nga BE-ja dhe përfituesi nuk ka mekanizma për ta detyruar atë që t’i japë ato mjete”, thotë Palokaj.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidate për anëtarësim në BE. Ajo ka aplikuar për t’iu bashkuar bllokut 27-anëtarësh qysh në dhjetor të vitit 2022, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Këtë javë, Parlamenti Evropian ka kërkuar edhe një herë nga BE-ja që t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke thënë se “ato janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”.

Po këtë javë, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka kujtuar se për heqjen e masave, duhet konsensusi i të 27 shteteve të BE-së, dhe ka thënë se diskutimet për këtë çështje janë në proces e sipër.

Se kur dhe si do të mund të përfundojnë ato bisedime, është e paqartë, siç ndodh shpesh kur në pyetje janë politikat e BE-së.

JU REKOMANDOJMË

Adnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares së Ambasadës Amerikane në Facebook
Pa kategori

Adnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares së Ambasadës Amerikane në Facebook

21/08/2025 - 17:19
Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën
Pa kategori

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

21/08/2025 - 12:56
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Kryesore

Cakolli: Nëse nuk fiton 61 mandate, partia e parë s’ka fituar asgjë tjetër përveç të drejtës për të filluar negociatat me të tjerët

20/08/2025 - 18:55
Pritje e kolona në pikat kufitare
Pa kategori

Pritje e kolona në pikat kufitare

16/08/2025 - 09:04
Deputeti i LDK-së: Nuk kemi votë për LVV-në, as për Kuvend e as për Qeveri
Pa kategori

Deputeti i LDK-së: Nuk kemi votë për LVV-në, as për Kuvend e as për Qeveri

15/08/2025 - 13:32
Mehmetaj publikon dokumentin: Jack Smith iu tha ambasadorëve se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm
Lajme

Mehmetaj publikon dokumentin: Jack Smith iu tha ambasadorëve se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm

06/08/2025 - 16:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mosvotimi i Gërvallës: Bashkëshortja e Ejup Maqedoncit i del në mbrojtje Shqipe Selimit: Respekt, Shqipe

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është 23 vjeçari që vd’iq nga aksidenti mëngjesin e sotëm në Dollc

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Përfaqësuesja e Listës Srpska në KQZ i reagon Kurteshit: Pse nuk i keni sjellë më herët këto dëshmi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë