Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit

31/10/2026 - 18:21
në Pa kategori
A A
Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se nuk ishte marrë seriozisht.

Për këtë arsye, vrasja e Arlinda Zekajt më 25 tetor, pasi ajo kishte raportuar rrezikun që i kanosej te institucionet përgjegjëse, ia ka rikthyer kujtimet e luftës që kishte bërë për ta mbrojtur të bijën.

Cokli kujton një rast kur kishte shkuar në vendin e punës së Eronës, pasi, sipas saj, ish-partneri i vajzës nuk e linte të qetë as atje. Gjatë takimit, Erona kishte dalë dhe e kishte përqafuar të ëmën.

“Nënë, ky nuk më lë rehat”, i kishte thënë ajo.

Pas këtij rasti, Cokli thotë se ishte drejtuar në polici për të raportuar kërcënimet ndaj vajzës, por reagimi që kishte marrë e kishte zhgënjyer.

Ajo kujton një bisedë me një hetuese, e cila, sipas saj, e kishte pyetur se çfarë nëne ishte që nuk e lejonte vajzën të vendoste vetë. Cokli thotë se ishte larguar nga aty me lot në sy, pasi kishte shpjeguar se Erona po kërcënohej dhe se ajo kishte frikë për sigurinë e saj.

“Unë si nënë kam kërkuar ndihmë për vajzën time, më bartnin si një leckë sa andej-këndej”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Vrasja e Eronës ia ka ndryshuar përgjithmonë jetën familjes, thotë Cokli, e cila tani përkujdeset për nipin, djalin që vajza e saj la pas.

“E kam nipin që e llogaris si djalin tim. Por, pa buzëqeshjen e Eronës, atmosfera në shtëpi nuk është si më parë”, thotë ajo.

Përveç humbjes së vajzës, Cokli thotë se nuk ndien se ka marrë drejtësi për të. Ajo e konsideron të ulët dënimin prej 24 vjetësh burgim ndaj vrasësit të Eronës.

Nëna kërkon që institucionet të ndryshojnë mënyrën se si i trajtojnë gratë dhe familjarët që kërkojnë ndihmë.

“Nuk duhet të tallen me vajza apo nëna që kërkojnë ndihmë”, thotë ajo për REL-in.

“Nuk dua që vajzat tona të kujtohen vetëm pasi të mos jenë më gjallë”

Thirrjet për mbrojtje të grave dhe përgjegjësi institucionale i përsërit edhe Valdete Osmani, nëna e Marigona Osmanit, e cila u vra në moshën 18-vjeçare, në vitin 2021.

“Nuk dua që vajzat tona të kujtohen vetëm pasi të mos jenë më gjallë. Dua që ato të mbrohen, të dëgjohen dhe të ndihen të sigurta”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se e kujton çdo ditë të bijën, buzëqeshjen, sytë ngjyrë kafe dhe ëndrrat që nuk arriti t’i realizonte.

“Ajo nuk ka qenë veç një emër në lajme, ka qenë vajza ime”, thotë Osmani.

Përveç mungesës së Marigonës, familja është përballur vazhdimisht edhe me kujtimin e rrethanave në të cilat ajo humbi jetën.

“Procesi gjyqësor ka qenë shumë i vështirë për neve si familje sepse çdo herë është dashur të përballemi me atë që i ka ndodhur vajzës tonë”, thotë ajo.

Por, nënës së Marigonës i mbetet peng mendimi se tragjedia mund të ishte parandaluar. Ajo thotë se familja kishte kërkuar ndihmë nga policia para vrasjes, por se nuk ishte marrë seriozisht.

“Si nanë, është shumë e rëndë të mendosh që ke kërkuar ndihmë dhe prapë ke përfunduar duke e humbur vajzën”, thotë Osmani.

Ajo pranon se nuk mund ta dijë nëse një reagim tjetër i institucioneve do ta kishte ndryshuar përfundimin, por kërkon që çdo ankesë dhe shqetësim i grave të trajtohet me seriozitet dhe në kohë.

“Unë si nënë nuk mund ta kthej Marigonën, por do të doja që prej rastit të saj të nxirren mësime dhe që askush tjetër mos të kalojë nëpër dhimbjen që po e përjetojmë ne”, thotë ajo.

Gjashtë javë pritje për Donjetën

Për Shkëlqim Pajazitaj, vëllain e Donjeta Pajazitajt, periudha më e rëndë ishin gjashtë javët gjatë të cilave familja nuk dinte se ku ndodhej motra e tij.

Trupi i pajetë i Donjetës u gjet në dhjetor të vitit 2015, por rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësia për të mbeten një plagë për familjen.

“Kur u gjet, qysh u gjet, po ishte një lloj lehtësimi për neve sepse e kemi ditur që tash kanë marrë fund vuajtjet dhe keqtrajtimet për të”, thotë Pajazitaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai beson se një reagim më i shpejtë i policisë gjatë javëve kur Donjeta ishte e zhdukur mund të kishte ndikuar në fatin e saj.

“[Po të trajtohej] me më shumë urgjencë në atë kohë, ndoshta do të mund ta kishim sot gjallë Donjetën”, thotë ai.

Pajazitaj tregon se gjatë takimeve me familjen, institucionet e sigurisë u kishin thënë se sinjali i telefonit të Donjetës ishte lokalizuar në territorin e Strellcit.

Tash e 11 vjet, familja vazhdon të ketë dyshime se në atë kohë nuk ishin ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për ta gjetur atë me kohë.

Ai thotë se çdo lajm për vrasjen e një gruaje tjetër e kthen familjen te dhimbja e humbjes së Donjetës.

“Neglizhenca e institucioneve po bën që sot të kemi vrasje të grave sepse nuk po vlerësohet dhe nuk po merret parasysh zëri i tyre”, thotë Pajazitaj.

Ai kërkon që institucionet të veprojnë me kohë dhe që rastet e mëparshme të mos harrohen. Sipas tij, parandalimi i tragjedive të tjera kërkon ndëshkimin e autorëve dhe përgjegjësi institucionale./REL

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit
31/10/2026 - 18:08

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në...

Më shumëDetails

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
31/10/2026 - 17:56

Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të...

Më shumëDetails

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës
31/10/2026 - 16:58

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit...

Më shumëDetails

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës
31/10/2026 - 15:00

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës. Ai pretendon se një veprim i tillë...

Më shumëDetails

Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
30/10/2026 - 22:55

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se të dyshuarit u kapen në rrugën B. Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë