Fisnik Ismaili ka thënë mendimin ne tij se kur pritet të shkarkojë kryeministri Kurti, ministren e jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.
Në një postim të gjatë, Ismajli “deshifron” lojën që Kurti po bën me presidenten Vjosa Osmani dhe Gërvallën. Ai thotë se Kurti i përdori ato për t’i marrë 50%, ndërsa meritat i mori vet. Po ashtu, ai paralajmëron shkarkimin e Gërvallës në mënyrë spektakolare, por që sipas tij, ajo duhet t’i bëjë edhe disa gabime, prej të cilave nuk ka mundur të largohet prej që e ka marrë postin.
“Dy njerëz i kanë ndihmue Lëvizjes me i marrë 51%: Vjosa edhe Donika. Pa to s’jau kish kakitë dhami kurrë. Vjosën e hoqi prej loje tuj e ba Presidente, e Donikën nuk e shkarkon pa i ba edhe disa gabime, në ndërkohë që vazhdimisht propagon se i ka fitue 51% vetë, pa i përmendë këto dyja, e kurrkon tjetër prej listës Guxo, asnjiherë. E kur të vjen momenti, ka me e shkarkue Donikën në mënyrë spektakolare, tuj e ba shumë të madhe se qysh e “hoqi qafe”, e tuj tentue me e rujtë përqindjen, thue se e ka fitue vetë.”, shkruan ai.












