Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, ka shkruar Rama.
Fluturimi do të bëhet me “Air Albania”, sipas fotografive të publikuara nga vet kryeministri shqiptar.












