“Po tregohen të dobët”, tha avokati Arianit Koci referuar Prokurorisë Speciale, përkatësisht refuzimin tash e tre muaj të detyrojnë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtitn, të shkojë në cilësi të dëshmitarit për çështjen e Rezervave Shtetërore në MINT.
“Si qytetar, nëse Prokuroria e ka vënë veten në një situatë ku një person, një dëshmitar, mund të tronditë krejt sistemin, atëherë kjo është në rregull për Prokurorinë”.
“Sepse, nëse Prokuroria është aq e dobët sa nuk ka mundur të marrë një dëshmitar për tre muaj, atëherë ky sistem duhet të tronditet”.Ju garantoj një gjë: nëse do të isha unë, ose ndonjë nga ju, i ftuar për hetim, deri tani do kishim dhënë dëshminë e lidhur me policinë. Këtu është e dobët Prokuroria”, deklaroi Koci në Klan Kosova.