Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mosbindja e Kurtit – Zyra e BE-së: Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themeli i shtetit ligjor dhe duhet të respektohet në çdo kohë

05/03/2025 - 18:15
në Kryesore, Lajme
A A
Mosbindja e Kurtit – Zyra e BE-së: Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themeli i shtetit ligjor dhe duhet të respektohet në çdo kohë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë folur për Gazetën Express lidhur me shpërfilljen që kryeministri i Kosovës dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, po ia bënë sistemit të drejtësisë në vend, duke mos iu përgjigjur as thirrjes së Prokurorisë Speciale e as urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur para hetuesisë për rastin e rezervave shtetërore.

Zëdhënsja e Zyrës së BE-së, Ioanna Lachana, ka thënë se pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themel për një shtet ligjor dhe duhet respektuar. Zyra e BE-së thotë se gjyqësori dhe prokuroria mund të jenë subjekt i debatit publik e politik, por thonë se kritikat duhet të jenë të balancuara, gjithmonë me synimin e përmirësimit të sistemit.

“Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themeli i shtetit ligjor dhe duhet respektuar në çdo kohë. Gjyqësori dhe prokuroria në një sistem demokratik mund të jenë subjekt i shqyrtimit publik dhe debatit politik. Përderisa ka arsye për të diskutuar përmirësimet në sistemin e drejtësisë në Kosovë, të gjitha kritikat duhet të jenë të balancuara, duke synuar promovimin e llogaridhënies, integritetit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë”, ka thënë Lachana për Gazetën Express.

Pa komentuar në detaje për rastin në fjalë, zëdhënësja e Zyrës së BE-së ka thënë se presin që çdo proces gjyqësor në Kosovë të jetë i drejtë, proporcional dhe i balancuar.

“Në parim, ne nuk komentojmë hetimet në vazhdim apo procedimet gjyqësore. Ne presim që çdo proces gjyqësor të jetë i drejtë dhe proporcional, duke balancuar interesat përkatëse”, ka thënë ajo.

Lidhur me mosbindjen e Kurtit ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës, sot për Express kanë folur edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se respekti për sundimin e ligjit është tipar kryesor i demokracisë së Kosovës.

“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar kryesor i demokracisë së Kosovës. Ne kërkojmë nga ata që janë të përfshirë në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në respekt të proceseve ligjore dhe të punojnë në atë që është interesi më i mirë i Kosovës”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ndal

Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ndal
21/04/2026 - 22:57

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se është në komunikim me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se LDK-ja është e hapur për një bashkim...

Më shumëDetails

Trump zgjat armëpushimin me Iranin, por…

Trump zgjat armëpushimin me Iranin, por…
21/04/2026 - 22:49

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-ja do të zgjasë armëpushimin me Iranin, me kërkesë të Pakistanit. Presidenti amerikan po ashtu bëri me dije se do të vazhdojë bllokadën...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi që mori

Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi që mori
21/04/2026 - 22:39

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje është miratuar vendimi me të cilin i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, ratifikimi i...

Më shumëDetails

Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli
21/04/2026 - 22:27

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas deklaratës së bashkëpartiakut të tij, Fatos Gecit. Ky i fundit tha në Kuvend sot se ish-presidentin Hashim Thaçi do...

Më shumëDetails

Kurti takon ambasadorin amerikan në NATO

Kurti takon ambasadorin amerikan në NATO
21/04/2026 - 22:15

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, me të cilin ka diskutuar për...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: Këtij edhe 100% të votave jepja, prapë s’ka ndryshim

Haradinaj, Osmanit e Kurtit: Gazpromi rus ka vdekur, hapni rrugë gazit amerikan
21/04/2026 - 22:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për temat aktuale politike dhe zhvillimet e tjera. Ai pati kritika të ashpra për kryetarin e Lëvizjes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këto janë çmimet e derivateve sot në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Eronita shuan kureshtjen, kaq vjet diferencë ka me Bleron

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë