Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë të hënën, më 28 shtator, seancë plenare, e cila do të nisë në ora 11:00 në Sallën e Seancave.Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, deputetët do të shqyrtojnë disa pika në rendin e ditës.
Në fillim të seancës pritet të bëhet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, ndërsa më pas do të zhvillohet ceremonia e betimit të deputetëve.Në rend dite është përfshirë edhe miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.
Po ashtu, Kuvendi pritet të votojë për zgjedhjen e Nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).Në fund të seancës është paraparë edhe formimi i komisioneve parlamentare.
Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
2. Betimi i deputetëve;3. Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026;
4.Zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i PDK-së;5. Formimi i komisioneve parlamentare.












