Në Komunën e Vushtrrisë do të rinumërohen votat e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Burime të televizionit bëjnë të ditur se numërimi i votave do të fillojë në ora 10:00, në gjithsejtë 10 tavolina.
Pos zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që do të bëjnë rinumërimin e votave të pranishëm do të jenë edhe hetuesit e prokurorisë.