Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Drejtësia do të triumfojë”; “i ke ble votat me buxhet të shtetit: Votat e diasporës përplasin keq LVV-në dhe LDK-në

05/03/2025 - 19:35
në Kryesore, Lajme
A A
Kush fitoi në Qendrat e Votimit ku votuan kandidatët për kryeministër?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Votat e diasporës janë bërë sebep për një përplasje të ashpër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Trendi i votave të bashkatdhetarëve që kanë votuar me postë është krejt ndryshe prej trendit të atyre që kanë votuar në ambasadat dhe konsullata të Republikës së Kosovës.

Derisa mërgimtarët që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës e kanë votuar deri në 80 për qind partinë në pushtet, ata që kanë votuar përmes postes e kanë votuar shumë më pak VV-në.

Ky trend nuk i ka pëlqyer LVV-së, e cila është hedhur në sulm ndaj LDK-së, e cila ka marrë numër të madh të votave të diasporës që kanë votuar përmes postes.

Ministrit e partisë në pushtet kanë akuzuar LDK-në për manipulim të votave me postë. Ata kanë ftuar organet e drejtësisë që të merren me këtë çështje.

Ndaj akuzave të partisë në pushtet kanë reaguar zyrtarët e LDK-së, duke përfshirë edhe kryetarin Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit ka thënë se VV-ja e pa pasur asnjë provë po e sulmojnë kandidati e LDK-së për deputet, Hysen Sali Çekaj, i cili me anë të votave me postë e ka siguruar mandatin në Kuvend.

“Mllef e plot vrer për një djalë të ri nga mërgata, sepse merr vota, merreni me mend, nga vet mërgata. Nga vendi ku ka kaluar gjithë jetën e tij – me barrën e babës hero mbi supe – dhe me ëndrrën e madhe se një ditë do të kthehet në vendlindje në shërbim! Në moçalin e madh të pështymave e të konspiracioneve të liga, të partisë që në ambasada mbushë thasë me vota, e në Kosovë nxitë veç helm e vrer, Hysen Sali Çekaj qëndron fort dhe duron me dinjitet gjithë këtë sulm të egër – ende pa nisur mirë karrierën e tij politike”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka bërë me dije se pushteti po e sulmon djalin e heroit të Kosovës sepse po duan ta dekurajojnë, njollosin e zhvlerësojnë.

“Sepse janë me mllef, me shumë mllef, që ai së bashku me ne, theu një mit që s’mendohej se do të thyhej ndonjëherë! Si një njeri i urtë, si një djalë i jashtëzakonshëm, ai ka më së paku nevojë për mbrojtje. Tani me barrën e re të përfaqësimit, ka veç një mision. Të shenjtin para vetes. Që popullizmin rrënues, atë që po na mbanë peng në urrejtje, ta çrrënjosë me ka krejt, e herën tjetër të dyfishojë këtë mbështetje. Kokën lartë Hysen! Ky mision është fisnik për të gjithë ne. Shihe me çfarë duhet ballafaquar këndej!”, ka shkruar Abdixhiku.

Kurse, kandidati i LDK-së për deputet, Besian Mustafa, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka blerë votat e qytetarëve me para të buxhetit të Kosovës.

“Hekuran, a harrove me tregu’ qysh i ke ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate me pensione e rroga e shtesa? A harrove me tregu’ qysh në Kosovë i keni fitu’ 40% ndërsa në ambasada, ku i keni instalu’ njerzit e juaj, i keni fitu’ 80%? Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vlerësimin e tyre politik”, ka shkruar Mustafa.

Akuzat e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përballuar mirë rezultatin e votave të diasporës me postë, ku LDK-ja ka marrë një numër të konsiderueshëm të tyre.

Kjo ka bërë që shumë zyrtarë të lartë të partisë në pushtet të hidhen në sulm ndaj LDK-së.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pretendon se ka prova se LDK-ja ka manipulua votat me postë.

Ai ka ftuar organet e rendit që të vihen në lëvizje.

“Tashmë ka argumente të shumta që faktojnë manipulimin e votës me postë nga ana e LDK-së. Kjo hedh hije të zezë mbi këtë proces zgjedhor dhe është e papranueshme. Organet e rendit duhet të vihen në lëvizje sa më parë”, ka shkruar Murati në profilin e tij në “Facebook”.

Edhe më i ashpër me LDK-në ka qenë Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka akuzuar kryetarin e LDK-së për inxhiniering të votave.

““Inxhinieringu” i kryetarit të LDK-së. Para disa muajve, hibridët e disa mediave, me porosi të kryetarit të LDK-së dhe përmes disa të rinjve 30-vjeçarë të partisë, patën bërë një seri sulmesh ndaj meje dhe Ministrisë së Bujqësisë. Kryetari i LDK-së, në “debatet” e porositura në mediat e tyre, në emër të luftës kundër korrupsionit, pat premtuar se do ta linçonte publikisht cilindo që nga partia e tij do ta keqpërdorte besimin dhe do të korruptohej. Paralelisht me deklaratat e tij, ai personalisht po e përgatiste veprimin më korruptiv të mundshëm – inxhinieringun e votave me postë, sipas thënies “me një t’rame, shumë t’vrame”: t’ia rriste artificialisht votat partisë dhe ta ndërronte përbërjen e grupit të deputetëve duke porositur votat për të dëgjueshmit e tij në parti. Rezultatet e planit të tij tashmë po bëhen publike”, ka shkruar ai, duke e ftuar prokurrinë që të merret me këtë çështje.

“Nuk ka krim më të madh se t’ia vjedhësh mandatin një partie apo kandidatëve të partisë që e drejton. Pjesa tjetër duhet të jetë punë për prokurorinë, por ajo që dihet pa asnjë dilemë është se mënyra se si kryetari i LDK-së e ka siguruar financimin e fushatës, votat me postë dhe qasja ndaj pushtetit në Prishtinë, e veçanërisht ndaj ndërmarrjeve të saj publike, kanë si kryefjalë të paligjshmen dhe korrupsionin. E nëse ai mendon se e ka blerë heshtjen e mediave, le ta dijë se gjithçka është e përkohshme dhe se e vërteta dhe drejtësia mund të vonojnë, por prapë do të triumfojnë”, ka shkruar Peci.

Nga numërimi i votave të diasporës, LVV-ja ka marrë 51 për qind të votave. Pas saj rendit LDK-ja me 30 për qind, kurse PDK-ja ka marrë 9.52 për qind të votave.

JU REKOMANDOJMË

Protesta për çlirimtarët, Bulliqi: Dikur ata luftuan për lirinë tonë, sot jemi bashkë për lirinë e tyre

Protesta për çlirimtarët, Bulliqi: Dikur ata luftuan për lirinë tonë, sot jemi bashkë për lirinë e tyre
25/09/2026 - 17:49

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur para qytetarëve të tubuar në protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Bulliqi tha se lufta e UÇK-së nuk...

Më shumëDetails

Kuvendi njofton për seancën e së hënës, në rend dite miratimi i Deklaratës për vendimin e Hagës

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
25/09/2026 - 17:17

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë të hënën, më 28 shtator, seancë plenare, e cila do të nisë në ora 11:00 në Sallën e Seancave.Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Shefi i EULEX-it shkon në Polici, takohet me Hoxhën

Shefi i EULEX-it shkon në Polici, takohet me Hoxhën
25/09/2026 - 16:50

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti sot në takim zyrtar shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes. Takimi u zhvillua në...

Më shumëDetails

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së nga rasti i tij në Apel?

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së nga rasti i tij në Apel?
25/09/2026 - 16:49

Një standard prej 200 metrash u bë hallka që çoi në përmbysjen e dënimit prej 24 vjetësh të Ante Gotovinës. Më shumë se një dekadë më vonë, rasti...

Më shumëDetails

Kryeministri Rama nga New York: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të!

Kryeministri Rama nga New York: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të!
25/09/2026 - 16:26

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan viziton Mitrovicën e Veriut dhe Urën e Ibrit : Siguria fillon me njerëzit, çdo bisedë e çdo shtrëngim duarsh na ndihmon

Gjenerali amerikan viziton Mitrovicën e Veriut dhe Urën e Ibrit : Siguria fillon me njerëzit, çdo bisedë e çdo shtrëngim duarsh na ndihmon
25/09/2026 - 16:09

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Chad Daniels, i shoqëruar nga oficerë të shtabit të tij ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut për të vëzhguar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë