Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Familja Sadiku denoncon sistemin e drejtësisë për manipulime lidhur me pronën milionëshe në Veternik

08/03/2025 - 14:43
në Lajme
A A
Familja Sadiku denoncon sistemin e drejtësisë për manipulime lidhur me pronën milionëshe në Veternik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familja Sadiku ka reaguar publikisht lidhur me rastin e njohur si “Dallaveret me prona milionëshe në Vetërnik”, duke akuzuar individë dhe institucione për manipulim me dokumente të falsifikuara.

Sipas familjes Sadiku, fjala është për parcelën 1743 në Vetërnik, e cila u përfituan me dokumente të falsifikuara nga Z.H, një grua 86-vjeçare që kishte ndërruar jetë gjatë procedurës gjyqësore. Prapa saj, sipas familjes, qëndrojnë Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi, të cilët noterizuan dokumentin e diskutueshëm “Resenje broj 461/61” të datës 07.08.1961, duke e përfaqësuar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Familja Sadiku thekson se procedura gjyqësore për këtë rast u zhvillua dhe u përfundua brenda 9 muajsh e 6 ditësh pa asnjë seancë të vetme, me arsyetimin se Z.H ishte në moshë të shtyrë. Ata pretendojnë se pavarësisht kallëzimeve penale të paraqitura ndaj gjyqtarëve të përfshirë, hetimet ishin mbyllur pa u shqyrtuar siç duhet.

Rasti është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”, ku janë paraqitur prova për falsifikimet e pretenduara.

Sipas familjes Sadiku, Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte mbyllur hetimet ndaj të dyshuarve Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi vitin e kaluar, duke u bazuar në një dokument të ardhur me DHL jashtë rrugëve zyrtare. Megjithatë, Prokuroria e Apelit e kishte kthyer rastin për hetime të mëtejshme, pas ankesës së të dëmtuarve. Pas këtij vendimi, Kryeprokurori Zejnullah Gashi kishte larguar prokuroren Nebahate Salihu nga rasti, duke ia caktuar prokurorit Kushtrim Zeka.

Familja pretendon se, edhe pse prokurori Kushtrim Zeka e ka konfirmuar falsifikimin e dokumentit mbi bazën e të cilit u fitua prona, ai ka pushuar hetimet, duke e justifikuar vendimin me faktin se Zoje Hyseni tashmë kishte ndërruar jetë dhe nuk mund të akuzohej.

Familja Sadiku shpreh shqetësim se ky rast tregon ndikimin e individëve me lidhje të forta në sistemin e drejtësisë. Ata kërkojnë që Prokuroria Speciale të hetojë rastin dhe që autoritetet të marrin masa ndaj atyre që, sipas tyre, veprojnë si grup i organizuar kriminal.

Pas hulumtimit “Misteri i zarfit nga Serbia “provë e dyshimtë” për pronën milionëshe”, prokurorja Nebahate Salihu është përjashtuar nga rasti i pronës në Veternik-Prishtinë.

Më poshtë mund ta shihni hulumtimin e emisionit “Betimi për Drejtësi”.

Komunikatë për media nga familja Sadiku lidhur

me rastin

“Dallaveret me prona milionëshe në Vetërrnik”

Po ju shkruajmë në lidhje me rastin tashmë të njohur si “Dallaveret me prona milionëshe në Vetërrnik”.

Është fjala për parcelën 1743, në Veterrnik në Prishtinë, të cilën ka arritur ta fitoi të drejtën e pronësis me dokumente të falsifikuara Zojë Hyseni, një plakë 86 vjeqare e cila gjatë procedurës gjyqësore kishte vdekur. Prapa saj qëndrojnë Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi të cilët edhe kishin noterizuar dokumentin “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, të njejtin e kishin paraqitur në gjykatë pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatë Supreme, dokument mbi bazën e të cilit është fituar e drejta e pronësis për parcelën 1743, në Veterrnik Prishtinë.

Duke pas parasysh faktin se procedura gjyqësore ishte zhvilluar dhe përfunduar në mënyrë të shkurtuar brenda 9 muaj e 6 ditë, pa asnjë seancë të vetme sepse Zojë Hyseni ishte në moshë të shtyer, dhe duke e ditur se dokumentet janë të falsifikuara dhe se ne të ardhmën do të ndiqen penalisht sepse te dëmtuarve Nexhat dhe Gursel Sadiku ju kishte marrë prona, parcela 1743, Ylber Hyseni procedurën e kishte inicuar në emër të nënës së tij, tani e ndjerë.

Me që procedura gjyqësore në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, ishte zhvilluar aq shpejt kjo nuk kishte mundur të ndodhë pa ndihmën e gjyqtarëve, ndaj të cilëve ne si të dëmtuar kishim bërë kallëzim Penal, por i njejti ishte hudhur.

Lidhur me mënyrën se si është fituar kjo tokë – parcel janë bërë dy emisione dhe një storie nga “Betimi për Drejtësi” – emision i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.

Storia e shkurtë: https://betimiperdrejtesi.com/prona-milioneshe-ne-veternik-autoritetet-serbe-mohojne-se-derguan-zarfin-misterioz/

Pra, deri më tani një herë është sekuestruar parcella 1743, me dyshimin se është fituar me dokumente të falsifikuara nga Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi dhe tani për herë të 5-të gjendet në Gjykatën e Apelit, për rivendosje për të lëshuar Urdhërndalues Përfundimtar për parcelën 1743 në Veterrnik Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, kishte mbyllur hetimet ndaj të dyshuarve Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi vitin e kaluar në mënyrë të kundërligjshme, duke e fshehur përgjigjen Zyrtare të dërguar përmes ILECU-t, e duke u bazuar në një Zarf të ardhur nga DHL Express jashtë rrugëve zyrtare-institucionale, pra dërges private e dorëzuar sipas porosisë ku në të përsëri ishte përdorur, futur dokumenti “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, me të cilin ishte fituar e drejta e pronënsis për pacelën 1743 Veterrnik Prishtinë, në kopje kinse të vërtetuar.

Pastaj, Prokuroria e Apelit ankesën e të dëmtuarve e kishte Aprovuar, dhe rastin e kishte kthyer në Prokurorinë e Departamentit të Përgjithshëm për veprime Shtesë Hetimore.

Pastaj me kërkes të të dëmtuarve sapo lënda ishte kthyer në Prokurorinë Themelore te Prishtinës, Prokurorja Nebahate Salihu e cila i kishte mbyllur hetimet në mënyrë të kundërligjme ishte përjashtuar nga rasti nga Kryeprokuroi Zejnullah Gashi dhe lënda i ishte caktuar Prokurorit Kushtrim Zeka ku i njejti sipas Aktvendimit të Prokurorise së Apelit, qartazi ishte udhëzuar për ndërmarrjen e veprimeve shtesë.

Prokurori Kushtrim Zeka, përsëri në mënyrë të kundërligjshme me Aktvendimin P.II.nr.4829/22, të datës 25.02.2025, kishte pushuar hetimet duke e veçuar si lëndë të re dërgesën me DHL Express të dokumentit “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, e duke mos e konsideruar si vepër penale e kryer në vazhdimësi.

Tani më situata është kur edhe vetë prokurori Kushtrim Zeka, i cili i ka pushuar hetimet, e ka vërtetuar se dokumenti “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, me të cilin është fituar parcella 1743 ka rezultuar të jetë i falsifikuar, por i njejti i kishte pushuar hetimet duke bërë Alibi për të dyshuarit se të njejtit nuk mund ta kenë kryer veprën penale sepse dokumenti ka qenë i Zoje Hysenit dhe po të ishte gjallë e njejta do të akuzohej për falsifikim.

Për qudi edhe pse vetë prokurori ka vërtetuar se parcela 1743 është fituar me dokument të falsifikuar të njëjtën nuk e ka konfiskuar, praktikë kjo e kundërligjeshme dhe e rrezikshme për sistemin e drejtesisë.

Familja Sadiku, në mënyrë publike kanë shprehur shqetsimet se Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi kanë lidhje të forta me përfaqësuesit e instutucioneve të drejtësisë dhe se të njejtit po veprojnë si grup i organizuar Kriminal e që vazhdimisht po mbështeten si nga Prokuroria ashtu edhe nga Gjykata.

Rasti duhet të hetohet në bazë të provave materiale, e Prokuroria Themelore në mënyrë të vazhdueshme fsheh dhe veçon shkresat dhe nuk e dërgon lënden në Prokurorinë Speciale të Kosovës sepse Afrim Gashi dhe Ylber Hyseni janë të kordinuar, organizuar dhe strukturuar si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë të cilët po e mbrojnë këtë grup kriminal.

Për ta kuptuar më mirë, juve bashkangjitur mund të gjeni të gjitha provat materiale:

Linku për t’i shkarkuar dokumentet, provat e listuara: https://drive.proton.me/urls/X8MR3G4Z90#PnHCDylovJ56

–          Ankesa kundër Aktvendimit për pushim të Hetimeve

–          Aktvendimit P.II.nr.4829/22, të datës 25.02.2025,

–          Kallëzimi penal të Policisë së Kosovës 2022-XI-HK-HEKE-SHF-66 të dt.26.08.2023;

–          Fleta poseduse numer 918, Prishtine e dt.08.XI.1961;

–          Fleta poseduese numer 1603, Prishtine e dt.12.07.1964;

–          Fleta poseduese e vitit 22.02.1984;

–          E-mailat e shkëmbyera me prokurorin e shtetit;

–          Kërkesa për dorëzimin e Raportit të Policisë së dt. 03.03.2025;

–          Historiati I parcelës 1743 I dt. 10.02.2023;

–          Zarfi DHL bashkë me dokumentin Resenje Broj. 461/61, i dt. 7.VIII.1961 dhe përgjigja zyrtare nga enti gjeodezik republikan të Serbisë;

–          Fotografia e Borko Beslic

–          Aktakuza  PP.nr.345-7/08 të dt. 07.07.2008.

Me respekt,

Të demtuarit, familja Sadiku.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë