Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Situata mund të dalë nga kontrolli”, eksperti i sigurisë del me paralajmërim për protestën e veteranëve

15/06/2022 - 18:53
në Kryesore, Lajme
A A
“Situata mund të dalë nga kontrolli”, eksperti i sigurisë del me paralajmërim për protestën e veteranëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka folur rreth protestës së nesërme që do të organizohet nga veteranët e UÇK-së, shkak miratimi i Projektligjit për pagën minimale që nuk përfshiu ata.

Në një prononcim për GazetaBlic, Shala thotë se do të jetë i pashmangshëm eskalimi i situatës nëse, Qeveria e Kosovës nuk e rikthen dialogun me grupet e shtresave sociale në vend.

Për këtë, Shala përmend dy pikat krysore ku përfshin nënpërkëmbjen e veteranëve qysh nga viti 1999 dhe mos kalimi i Trustit nga ana e mazhorancës.

“Nëse Qeveria e Kosoves nuk e rikthen dialogun me grupet e shtresave sociale në vend atëherë e pa shmangshme do të jetë eskalimi i situatës bazuar në dy pika kryesore të cilat janë :

1. Veteranët e UÇK-së si kategori e cila është nënpërkembur që nga 99 dhe mos gjetja e një platforme gjithpërfshirese për ti rehabilitu dhe sistemu në një sistem të veçantë të mbështetjes nga ana institucionale të të gjitha qeverive e në veçanti të veprimeve aktuale të mos futjes në procesin e rritjes se pagës bazë.

2. Sindikatat e ndryshme kanë shprehur indinjaten e tyre të thell në lidhje më mos kalimin / votimin e Trusit nga ana e mazhorancës në kuvend ndërsa në anën tjeter qeveria nuk është duke u treguar e shkathet të gjejë impakt pozitiv për të kaluar një strategji ekonomike 2 vjeçare që kjo e fundit të mund të stabilizojë inflacionin që ka kapur vendin e mbi 14%”, thotë Shala.

Shala thotë se duhet të ketë reflektim nga Qeveria e Kosovës brenda 24 orëve, kjo sipas tij i bie që të futet në lexim të dytë pika e cila prek veteranët.

“Nëse analizohet në aspektin e sigurisë mund të themi që situata e sigurisë është e brishtë dhe e cila mund të eskalojë si rezultat i presionit të madh shoqëror që është duke kaluar shoqëria. Le të shpresojmë që veteranët si dhe demostruesit tjerë mos të tentojnë të futen brenda Kuvendit duke na paraqitur rast i ngjajshëm si në Maqedonin e Veriut e cila mund të përmbyese gjithe sistemin politik kushtetues të vendit. Qeveria duhet të reflektojë brenda 24 orëve të ardhshme duke futur në lexim të dytë pikën e cila prek edhe veteranët”, thotë Shala.

Shala përmend edhe pjesën e Trustit ku sipas tij, Qeveria duhet të hek TVSH-në dhe akcizën për 6 muaj.

“Te pjesa e trustit qeveria të marrë vendim në hjekje të TVSH si dhe akcizës në një përiudh 6 mujore për të kaluar këtë krizë e cila mund të rëndohet në vjeshtën e 2022 ku dihet që do të këtë mungese të ushqimit në tregun botëror dhe e cila do e afekton edhe Kosovën dhe shportën e çdo familje”, përfundon Shala.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë