Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Metoda Trump: Nga qortimi në Zyrën Ovale deri te marrëveshja për armëpushim – a do ta ndalë SHBA-ja luftën në Ukrainë, të paktën përkohësisht?

12/03/2025 - 16:07
në Kryesore, Lajme
A A
Metoda Trump: Nga qortimi në Zyrën Ovale deri te marrëveshja për armëpushim – a do ta ndalë SHBA-ja luftën në Ukrainë, të paktën përkohësisht?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në pak javë, Donald Trump po përpiqet ta ndalë luftën në Ukrainë, të paktën përkohësisht, në fillim. Presidenti amerikan, i cili e quajti diktator dhe e qortoi ashpër presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, është gati ta mirëpres atë sërish në Washington, pasi gjërat kanë ndryshuar shumë në pak kohë. Trump duket optimist se mund ta ndalë luftën, ndërsa delegacioni i tij arriti një marrëveshje të rëndësishme të martën në bisedimet me delegacionin ukrainas të Zelenskyt

Doland Trump e ka nisur mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me përpjekjen për ta ndalur luftën në Ukrainë, e cila, siç ka thënë ai disa herë, nuk do të kishte nisur fare po të kishte qenë ai atëherë në krye të vendit.

Shumë tensione, shumë lajme dhe gjëra që s’janë parë më herët, kanë ardhur për pak javë nga Shtëpia e Bardhë pasi Trump u rifut aty.

Ukraina e pranoi të martën një propozim për armëpushim 30-ditor me Rusinë, të propozuar nga SHBA, ndërsa një delegacion ukrainas dhe një delegacion amerikan zhvilluan bisedime për paqe në Arabinë Saudite.

Propozimi i armëpushimit i pranuar nga Ukraina mbulon të gjithë vijën e frontit të luftimeve me Rusinë, jo vetëm hapësirën ajrore dhe detare, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pas takimit që zgjati më shumë se tetë orë.

“Ukraina e pranon këtë propozim, e konsiderojmë pozitiv, jemi të gatshëm ta ndërmarrim një hap të tillë, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta bindin Rusinë që ta pranojë”, tha ai, duke shtuar se armëpushimi do të fillonte në momentin që Moska do të pajtohej.

Washingtoni tha në një deklaratë pas takimit në Jeddah se do ta heqin menjëherë pezullimin mbi ndarjen e inteligjencës me Ukrainën dhe do ta rikthejnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

Një zyrtar ukrainas ia konfirmoi më pas CNN-it se bllokada ishte hequr.

Këto bisedime pasuan javë intensive dhe plot tensione ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës, me presidentin Donald Trump i cili pasi e quajti “diktator” dhe tha se mund ta humbasë vendin e tij, e priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin Volodymyr Zelensky.

Qortimi që iu bë atij nga Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance ishte publik dhe u bë ngjarja më e ndjekur dhe më e komentuar në mbarë botën. Diskutimi që u transmetua publikisht linte pak shpresë për ndonjë marrëveshje, ashtu siç dëshironte Trump, i cili në mungesë të saj i kërkoi Zelenskyt të largohej.

Presidenti amerikan e akuzoi mysafirin se nuk ishte i interesuar për paqe dhe pasi Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë, në distancë gjërat nisën të zbuteshin. Presidenti ukrainas tha më pas se ishte gati të negocionte përfundimin e luftës trevjeçare “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe se do të punonte “nën udhëheqjen e fortë” të Trump për ta arritur këtë.

Zelensky tha se mospajtimi i tij publik me Trump në Zyrën Ovale ishte “për të ardhur keq”, ndërsa atij ia dërgoi edhe një letër në të cilën ia shprehte gatishmërinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje që do t’i jepte SHBA-së të drejta të konsiderueshme dhe afatgjata mbi mineralet e rralla të vendit të tij, të cilat për SHBA-në do të ishin shumë të nevojshme për prodhimin e produkteve të teknologjisë.

Pas kësaj, Trump e angazhoi Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio që të niste takimet e bisedimet për të bërë hapa drejt një marrëveshjeje.

Bisedimet e së martës në Arabi, të cilat i udhëhoqi Rubio, patën rezultat. Pas takimit, kryediplomati amerikan tha se tani topi është në anën e Rusisë për të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës.

“Shpresojmë që ata të thonë po, të thonë po për paqen. Topi tani është në fushën e tyre”, deklaroi ai.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, e mirëpriti lajmin dhe paralajmëroi se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin për planin, ndoshta këtë javë, siç raportoi CNN.

Zelensky beson se vendi i tij tani mund të presë që SHBA të ndërmarrë “masa të forta” kundër Rusisë, nëse Putini e refuzon propozimin për armëpushim.

“Nuk e di detajet, por po flasim për veprime përkatëse sanksionesh dhe forcimin e Ukrainës”, u tha ai sot gazetarëve në një konferencë për shtyp në Kyiv. “Gjithçka varet nga Rusia. SHBA i bëri hapat e saj, Ukraina e bëri të qartë pozicionin e saj. Tani Rusia duhet të përgjigjet”.

Bisedimet dhe dakordimi SHBA-Ukrainë erdhi në një moment që CNN e përshkruan si kritik të luftës. Forcat e Putinit po vazhdojnë të avancojnë në rajonin e Kurskut në Rusi, ku ukainasit kishin ndërmarrë një inkursion në gusht.

Marrëveshja SHBA-Ukrainë thotë se Kyivi pajtohet për një armëpushim 30-ditor i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve dhe që varet nga pranimi dhe zbatimi i njëkohshëm nga Rusia.

“Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti i saj është çelësi për arritjen e paqes”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Këto zhvillime të fundit sikur e kanë çliruar pak Ukrainën, e cila u përball me pezullimin e ndihmave amerikane dhe një bllokadë në ndarjen e inteligjencës nga SHBA-ja pas takimit katastrofil të Trumpit me Zelenskyn në Zyrën Ovale.

SHBA dhe Ukraina janë pajtuar gjithashtu për ta finalizuar një marrëveshje për mineralet e rralla “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Edhe aleatët europianë të SHBA-së, të cilët i la komplet jashtë këtyre negociatave, e kanë mirëpritur këtë plan armëpushimi, ndërsa Trump iu tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën se shpreson që “Presidenti Putin ta pranojë” dhe “të fillojmë me këtë proces”.

“Mendoj se ka një ndryshim shumë të madh mes vizitës së fundit që patë në Zyrën Ovale dhe këtij armëpushimi të plotë”, tha Trump, duke iu referuar përplasjes me Zelenskyn. “Ukraina e ka pranuar, dhe shpresojmë që edhe Rusia ta pranojë – do të takohemi me ta më vonë sot dhe nesër, dhe shpresojmë që ta arrijmë një marrëveshje”, tha presidenti amerikan.

I pyetur se a do ta ftonte sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, ai u përgjigj me fjalët “sigurisht, absolutisht”.

Trump tha se shpreson që pasi të flasë me Putinin, armëpushimi të hyjë në fuqi “në ditët në vijim”.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit

Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
20/04/2026 - 09:20

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës Sh.A. Kryeministri i...

Më shumëDetails

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Pasuria e fituar paligjshëm, nuk është fituar kurrë

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
20/04/2026 - 09:06

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vijojnë sa më shpejt me miratimin e projektligjeve...

Më shumëDetails

Zgjedhja e presidentit, vjen reagimi i fundit nga Kurti

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
20/04/2026 - 08:47

Gjatë ditës së sotme po mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës. Në këtë mbledhje kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Nis mbledhja e qeverisë, Kurti njofton për mjetet e transferuara nga KE-ja

Kurti premton pagën e 13-të, për të gjithë punonjësit e sektorit publik
20/04/2026 - 08:39

Ka nisur tashmë mbledhja e 11-të e Qeverisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar për mjetet e ndara nga Komisioni Evropian. Sipas tij, nga 61,...

Më shumëDetails

Nga karburantet te ushqimet: Çmimet “shpërthejnë” në mars – ekspertët kërkojnë masa urgjente

Nga karburantet te ushqimet: Çmimet “shpërthejnë” në mars – ekspertët kërkojnë masa urgjente
20/04/2026 - 08:24

Çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje të re gjatë muajit mars 2026, duke reflektuar vazhdimin e presionit mbi koston e jetesës së qytetarëve. Sipas të dhënave më të...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, takohen sot Kurti me Abdixhikun

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
20/04/2026 - 08:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë sot një takim të radhës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje lidhur me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    566 Shpërndaje
    Shpërndaje 226 Tweet 142
  • Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Elijona ‘përvëluese’ me fotot e fundit me bikini nga Egjipti

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Në aksionin kundër skemave piramidale dhe bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë