Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Metoda Trump: Nga qortimi në Zyrën Ovale deri te marrëveshja për armëpushim – a do ta ndalë SHBA-ja luftën në Ukrainë, të paktën përkohësisht?

12/03/2025 - 16:07
në Kryesore, Lajme
A A
Metoda Trump: Nga qortimi në Zyrën Ovale deri te marrëveshja për armëpushim – a do ta ndalë SHBA-ja luftën në Ukrainë, të paktën përkohësisht?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në pak javë, Donald Trump po përpiqet ta ndalë luftën në Ukrainë, të paktën përkohësisht, në fillim. Presidenti amerikan, i cili e quajti diktator dhe e qortoi ashpër presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, është gati ta mirëpres atë sërish në Washington, pasi gjërat kanë ndryshuar shumë në pak kohë. Trump duket optimist se mund ta ndalë luftën, ndërsa delegacioni i tij arriti një marrëveshje të rëndësishme të martën në bisedimet me delegacionin ukrainas të Zelenskyt

Doland Trump e ka nisur mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me përpjekjen për ta ndalur luftën në Ukrainë, e cila, siç ka thënë ai disa herë, nuk do të kishte nisur fare po të kishte qenë ai atëherë në krye të vendit.

Shumë tensione, shumë lajme dhe gjëra që s’janë parë më herët, kanë ardhur për pak javë nga Shtëpia e Bardhë pasi Trump u rifut aty.

Ukraina e pranoi të martën një propozim për armëpushim 30-ditor me Rusinë, të propozuar nga SHBA, ndërsa një delegacion ukrainas dhe një delegacion amerikan zhvilluan bisedime për paqe në Arabinë Saudite.

Propozimi i armëpushimit i pranuar nga Ukraina mbulon të gjithë vijën e frontit të luftimeve me Rusinë, jo vetëm hapësirën ajrore dhe detare, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pas takimit që zgjati më shumë se tetë orë.

“Ukraina e pranon këtë propozim, e konsiderojmë pozitiv, jemi të gatshëm ta ndërmarrim një hap të tillë, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta bindin Rusinë që ta pranojë”, tha ai, duke shtuar se armëpushimi do të fillonte në momentin që Moska do të pajtohej.

Washingtoni tha në një deklaratë pas takimit në Jeddah se do ta heqin menjëherë pezullimin mbi ndarjen e inteligjencës me Ukrainën dhe do ta rikthejnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

Një zyrtar ukrainas ia konfirmoi më pas CNN-it se bllokada ishte hequr.

Këto bisedime pasuan javë intensive dhe plot tensione ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës, me presidentin Donald Trump i cili pasi e quajti “diktator” dhe tha se mund ta humbasë vendin e tij, e priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin Volodymyr Zelensky.

Qortimi që iu bë atij nga Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance ishte publik dhe u bë ngjarja më e ndjekur dhe më e komentuar në mbarë botën. Diskutimi që u transmetua publikisht linte pak shpresë për ndonjë marrëveshje, ashtu siç dëshironte Trump, i cili në mungesë të saj i kërkoi Zelenskyt të largohej.

Presidenti amerikan e akuzoi mysafirin se nuk ishte i interesuar për paqe dhe pasi Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë, në distancë gjërat nisën të zbuteshin. Presidenti ukrainas tha më pas se ishte gati të negocionte përfundimin e luftës trevjeçare “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe se do të punonte “nën udhëheqjen e fortë” të Trump për ta arritur këtë.

Zelensky tha se mospajtimi i tij publik me Trump në Zyrën Ovale ishte “për të ardhur keq”, ndërsa atij ia dërgoi edhe një letër në të cilën ia shprehte gatishmërinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje që do t’i jepte SHBA-së të drejta të konsiderueshme dhe afatgjata mbi mineralet e rralla të vendit të tij, të cilat për SHBA-në do të ishin shumë të nevojshme për prodhimin e produkteve të teknologjisë.

Pas kësaj, Trump e angazhoi Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio që të niste takimet e bisedimet për të bërë hapa drejt një marrëveshjeje.

Bisedimet e së martës në Arabi, të cilat i udhëhoqi Rubio, patën rezultat. Pas takimit, kryediplomati amerikan tha se tani topi është në anën e Rusisë për të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës.

“Shpresojmë që ata të thonë po, të thonë po për paqen. Topi tani është në fushën e tyre”, deklaroi ai.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, e mirëpriti lajmin dhe paralajmëroi se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin për planin, ndoshta këtë javë, siç raportoi CNN.

Zelensky beson se vendi i tij tani mund të presë që SHBA të ndërmarrë “masa të forta” kundër Rusisë, nëse Putini e refuzon propozimin për armëpushim.

“Nuk e di detajet, por po flasim për veprime përkatëse sanksionesh dhe forcimin e Ukrainës”, u tha ai sot gazetarëve në një konferencë për shtyp në Kyiv. “Gjithçka varet nga Rusia. SHBA i bëri hapat e saj, Ukraina e bëri të qartë pozicionin e saj. Tani Rusia duhet të përgjigjet”.

Bisedimet dhe dakordimi SHBA-Ukrainë erdhi në një moment që CNN e përshkruan si kritik të luftës. Forcat e Putinit po vazhdojnë të avancojnë në rajonin e Kurskut në Rusi, ku ukainasit kishin ndërmarrë një inkursion në gusht.

Marrëveshja SHBA-Ukrainë thotë se Kyivi pajtohet për një armëpushim 30-ditor i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve dhe që varet nga pranimi dhe zbatimi i njëkohshëm nga Rusia.

“Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti i saj është çelësi për arritjen e paqes”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Këto zhvillime të fundit sikur e kanë çliruar pak Ukrainën, e cila u përball me pezullimin e ndihmave amerikane dhe një bllokadë në ndarjen e inteligjencës nga SHBA-ja pas takimit katastrofil të Trumpit me Zelenskyn në Zyrën Ovale.

SHBA dhe Ukraina janë pajtuar gjithashtu për ta finalizuar një marrëveshje për mineralet e rralla “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Edhe aleatët europianë të SHBA-së, të cilët i la komplet jashtë këtyre negociatave, e kanë mirëpritur këtë plan armëpushimi, ndërsa Trump iu tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën se shpreson që “Presidenti Putin ta pranojë” dhe “të fillojmë me këtë proces”.

“Mendoj se ka një ndryshim shumë të madh mes vizitës së fundit që patë në Zyrën Ovale dhe këtij armëpushimi të plotë”, tha Trump, duke iu referuar përplasjes me Zelenskyn. “Ukraina e ka pranuar, dhe shpresojmë që edhe Rusia ta pranojë – do të takohemi me ta më vonë sot dhe nesër, dhe shpresojmë që ta arrijmë një marrëveshje”, tha presidenti amerikan.

I pyetur se a do ta ftonte sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, ai u përgjigj me fjalët “sigurisht, absolutisht”.

Trump tha se shpreson që pasi të flasë me Putinin, armëpushimi të hyjë në fuqi “në ditët në vijim”.

JU REKOMANDOJMË

“Orbani i ri”: Kush është presidenti i ri i Bullgarisë që u përplas me Zelenskyn

“Orbani i ri”: Kush është presidenti i ri i Bullgarisë që u përplas me Zelenskyn
19/04/2026 - 23:21

Në një nga videot më të suksesshme të fushatës së tij zgjedhore, ai filmon veten duke drejtuar një MiG-29. Si një mace me 7 shpirtra, gjenerali 62-vjeçar Rumen...

Më shumëDetails

Helm për minjtë në ushqimin për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet SPAR

Helm për minjtë në ushqimin për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet SPAR
19/04/2026 - 22:51

Si pjesë e një hetimi nga departamenti i hetimeve penale, ka dyshime se disa kavanoza të produktit ushqimor për fëmijë HIPP ‘Karrotë dhe Patate 190g’ janë helmuar nga...

Më shumëDetails

Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta
19/04/2026 - 22:43

Prokuroria Themelore në Mitrovicë pritet të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për 34 të arrestuarit për aktivitete bixhozi. Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të...

Më shumëDetails

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren
19/04/2026 - 22:33

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe Prizrenin. Ky aks rrugor,...

Më shumëDetails

Shala: Ideja për shkëmbim territoresh lidhej me njohjen reciproke Kosovë–Serbi, s’pati plane konkrete

Shala: Ideja për shkëmbim territoresh lidhej me njohjen reciproke Kosovë–Serbi, s’pati plane konkrete
19/04/2026 - 22:00

Aktivisti dhe gazetari Blerim Shala ka deklaruar se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e lidhur ngushtë me njohjen formale reciproke mes dy shteteve....

Më shumëDetails

“Jo në kanale të WhatsAppit”, Çitaku thotë se Kurti s’u ka çuar ftesë të shkruar për takim – “donim të diskutonim për parimet”

Çitaku: Qeveria Kurti po merr merita për lirimin e policëve pa qenë fare e përfshirë në proces
19/04/2026 - 21:39

Nesër, me fillim nga ora 11:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    561 Shpërndaje
    Shpërndaje 224 Tweet 140
  • Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Elijona ‘përvëluese’ me fotot e fundit me bikini nga Egjipti

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Në aksionin kundër skemave piramidale dhe bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë