
Drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë, Gani Rama ka pritur në zyrën e tij këshilltarin e ambasadorit të shtetit bullgar, shkruan Veriu.info.
Rama ka shkruar në facebook se qëllimi i vizitës ishte për t’u njoftuar rreth një projekti që Ambasada Bullgare pritet t’a financojë në këtë shkollë.
Postimi i plotë:
Vizitë pune e Këshilltarit të Ambasadorit të shtetit Bullgar. Qellimi i vizitës ishte për tu njoftuar për së afermi me projektin e ofruar nga kjo ambasadë për SHMLM “Dr Xheladin Deda”.












