Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Nisma është e orientuar për bashkëpunim me opozitën për krijimin e Qeverisë së re

25/03/2025 - 13:35
në Kryesore, Lajme
A A
Krasniqi: Nisma është e orientuar për bashkëpunim me opozitën për krijimin e Qeverisë së re
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka sqaruar pozicionin e këtij subjekti politik sa i përket përfshirjes në formimin e Qeverinë e re.

Krasniqi ka thënë si parti janë të orientuar për një bashkëpunim opozitar për krijimin e Qeverisë së re.

‘’Ju sigurisht i keni dëgjuar edhe prononcimet e kryetarit Limaj që nga dikush qëllimshëm sigurisht është keq interpretuar. Mirëpo kryetari Limaj historikisht e ka dëshmuar që kur është në pyetje vendi sigurisht e dëmton vetëm personalisht siç ishte lufta dhe pas lufta, në politik dhe në zhvillim të vendit edhe tash e ka deklaruar se për nivel nacional nëse vendi ka nevojë për neve ne do të ulemi me gjithsecilin. Mirëpo, nuk ka thënë se ne do të bëjmë koalicion me këtë subjekt politike apo me atë subjekt. Por, në këtë rast ne jemi të vendosur dhe dëshira jonë është që ne të shkojmë në një Qeveri të re si opozitë e bashkuar. Mirëpo, përderisa ne nuk kemi asnjë kontakt përveç atij me PDK me asnjë subjekt tjetër ne nuk mund të themi asgjë. Vijat e kuqe ka thënë kryetari Limaj e them edhe unë se ne nuk kemi pasur vija të kuqe. Unë i qëndroj parapa deklarimeve të kryetarit Limaj. Ne si subjekt politik jemi të orientuar nga opozita e bashkuar”, u shpreh ai.

Por, sipas Krasniqit për një bashkëpunim të partive opozitare problem po del të jetë LDK-ja e cila, sic tha, duke kërkuar postin e kryeministrit po dëmton çdo lloj iniciative për bashkëpunim për krijimin e Qeverisë së re.

‘’Deklarimet e liderit të LDK-së se ata do të jenë në Qeveri si një opozitë e bashkuar vetëm nëse u takon posti i kryeministrit, ne mendojmë se kjo është diçka që i prish hapat që ne të marrin iniciativë që të kemi një opozitë të bashkuar për faktin se LDK-ja është partia e tretë . Realisht nëse subjekti i parë fitues nuk arrin ta formoj Qeverinë e re automatikisht do të I jepet mundësia subjektit të dytë e që në këtë rastë është PDK-ja. Mirëpo deklarimet e LDK-së janë shqetësuese për ne për një pamundësi që si opozitë të krijohet Qeveria e re. Mirëpo kjo mbetet në domenin e PDK-së se a do të ja jep pozitën e kryeministrit. Mirëpo deri më tani nuk ka iniciativa përveç disa takimeve siç ishte ai i kryetarit Limaj me kryetarin e PDK-së”, tha ai për rtv21.

Ndërsa, kritikon LVV-në se duke zvarritur negociatat për krijimin institucioneve të reja po dëshiron që të krijojë ngërç politik. Sipas tij, qëllimi i LVV-së është që të zvarris krijimin e institucioneve të reja në mënyrë që të mbahet bashkë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

“Pjesa tjetër është se deri më tani nuk kemi zhvillime çoftë nga fituesi i zgjedhjeve LVV-ja, çoftë edhe nga opozitarët për një opozitë të bashkuar që do të qeveriste. Ne i shohim disa shkëndija të vogla mirëpo deri më tani kemi një lloj ngërçi. Unë kam shqetësimet e mija se ky ngërq politik do të vazhdoj edhe më tutje sepse kjo është një garë e brendshme e subjekteve politike e në këtë rast më shumë se LVV-së nuk i konvenon asnjë subjekti tjetër sepse LVV-ja e ka synimin që të shtyhen afatet të neglizhoj dhe të organizojë dy parë zgjedhje, ato lokale të cilat do të mbahen në tetor dhe pretendoj se në të njëjtën kohë të mbaj edhe ato parlamentare dhe kjo i shkon në të mirë të LVV-së. LVV-në si parti fituese nuk ka mund të ndal certifikimi i rezultateve zgjedhore për të bashkëbiseduar me kënd do ta formoj Qeverisë për shkak të numrave të pamjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Unë konsideroj se kjo është ajo njëra prej dyshimeve tona që LVV-ja synon që të kemi një ngërç politik e cila po dëshiron që t’i shfrytëzoj të gjitha vakumet ligjore që të shkoj deri në mbajtjen e dy parë zgjedhjeve’’., tha Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë