Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hagë: 25 dëshmitarë për 4 vjet e gjysmë për “Thaçin dhe të tjerët”, çka ndodhi me dëshmitarin e fundit?

01/04/2025 - 21:47
në Lajme
A A
BBC raporton mbi gjykimet në Speciale: Pse po gjykohen udhëheqësit e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në dy ditë bëhen plot dy vjet prej kur ka nisur gjykimi i madh në Dhomat e Specializuara të Kosovës “Thaçi dhe të tjerët”.

Kaq shumë kohë i është dashur edhe Prokurorisë për ta përmbushur çështjen e tyre dhe përmbyllur dosjen për sa i përket dëshmitarëve.

Nga sot e tutje, Prokuroria Speciale në Hagë nuk do të ketë mundësi që të thërras më asnjë dëshmitar në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, ku numri i tyre tash është treshifror. 125 është numri i dëshmitarëve për të dëshmuar fizikisht apo me videolidhje për të cilat mbrojtja ka pasur mundësi t’i bëjë kundër-pyetjet e veta.

Nga Haga tha se nga 125, vetëm 53 janë individë që iu dihet identiteti se kush kanë qenë këta dëshmitarë dhe kanë rrëfyer versionin e tyre për luftën e UÇK-së, krerët e të cilës po gjykohen tash e dy vjet, ndërsa qëndrojnë në paraburgim tash e 4 vjet e gjysmë.

“Prej këtyre 53 personave, dihet se 31 prej tyre janë shqiptarë, 15 janë ndërkombëtarë ndërsa shtatë serbë janë ata që iu dihet identiteti, kurse në seanca private kanë dëshmuar 71 persona. Përveç dëshmitarëve që kanë shkuar në gjykatoren e Gjykatës Speciale, në plot 179 ditë sa i janë dashur Prokurorisë për ta paraqitur çështjen e tyre për sa i përket numrit të dëshmitarëve, të paktën 101 është numri i atyre, dëshmia e të cilëve është pranuar vetëm me shkrim”.

“Sikurse ka ndodhur pa paralajmërim edhe me dëshmitarin e fundit, i cili ka qenë i planifikuar të paraqitet me video-lidhje sot në Gjykatën Speciale, ku avokatët kanë dashur medoemos t’i bëjnë kundër-pyetje për shkak të rëndësisë së këtij dëshmitari, por siç kemi marrë vesh, ky dëshmitar nuk është paraqitur as me video-lidhje për arsye shëndetësore, ndërsa nuk do ta ketë më statusin e dëshmitarit 126 në këtë gjykatë”, tha Rina Mujku nga Haga, raporton KlanKosova.

Siç raporton, Haga e ka kuptuar se ky dëshmitar (i fundit), ka pasur në plan që të dëshmojë për strukturën dhe formimin e UÇK-së, duke qenë se pjesë e gueriles është bërë qysh në pranverën e vitit 1998.

“Por shumica e dokumenteve që i janë paraqitur këtij dëshmitari gjatë intervistave të mëhershme të prokurorisë, vlen të përmendet që ky dëshmitar ka dëshmuar në plot 1 mijë e 770 faqe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, çka për mbrojtjen është dashur medoemos që të vijë në gjykatë dhe të përballet me kundër-pyetjet”.

“Shumica e këtyre dokumenteve, për shkak të të cilave ka kërkuar mbrojtja ta sfidojë, janë të tilla, që dëshmitari ka pranuar dhe pohuar se nuk i ka parë asnjëherë gjatë luftës, por ato janë marrë parasysh dhe tashmë dëshmia e tij është pranuar me shkrim”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë