Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është personi që u gjet i vdekur në Vërmicë

18/06/2022 - 21:40
në Kryesore, Lajme
A A
Policia e konfirmon: Personi i vdekur në Vërmicë u gjet në vijën e kufirit, në vendin e ngjarjes edhe autoritetet nga Shqipëria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetasi i huaj që po kërkohej nga mesnata në Prizren, pasi dyshohet se disa persona tentuan të vrasin atë dhe një mik të tij, është gjetur i vdekur, në orët e pasdites së sotme.

Sinjali sot raportoi se viktima, bashkë me një 16-vjeçar, të dy sirianë, u plagosën mbrëmë në Vërmicë. I mituri arriti të kërkonte ndihmë mjekësore, teksa i ndjeri po kërkohej nga Policia, deri më sot kur u gjet i vdekur në mal, afër një pishine.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se afër trupit të pajetë është gjetur një armë e shkurte, gjashtë gëzhoja, disa prej të cilave të kallashnikovit, si dhe një telefon.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës, por edhe autoritetet nga Shqipëria, pasi ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në vijën kufitare.

Ende janë të paqarta motivet mbi të cilat ka ndodhur ky rast, i cili fillimisht u cilësua si vrasje në tentativë, ndërkohë qe pasi u gjet trupi i pajetë që kërkohej, Prokurori është duke shqyrtuar provat e mbledhura.

Çka dihet për rastin dhe çka deklaroi 16-vjeçari sirian, i cili ka mbetur i plagosur?

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 16-vjeçari ka deklaruar se është sulmuar nga 4-5 persona dhe i njëjti është plagosur në këmbë më armë zjarri, teksa ka bërë të ditur se bashkë me të ishte siriani që u gjet sot i vdekur.

Sipas tij, ashtu i plagosur ka ecur rreth tri orë nga vendi se ku ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Si pasojë e lëndimeve të marra ai është dërguar në repartin e Ortopedisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet relevante duke përfshirë këtu edhe Prokurorinë e Shtetit, hetuesit e Institutit e Mjekësisë Ligjore, po ashtu edhe përfaqësues nga Policia e Republikës së Shqipërisë.

“Është gjetur një trup i pajetë, dyshohet të jetë shtetas i huaj. Të gjitha njësitet relevante duke përfshirë këtu edhe Prokurorinë e Shtetit, hetuesit e Institutit e Mjekësisë Ligjore, po ashtu edhe përfaqësues nga Policia e Republikës së Shqipërisë, për shkak se rasti ka ndodhur në vijën e gjelbër të kufirit, pra edhe ata janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar rastin”, deklaroi Gashi.

Sinjali mëson se trupi i pajetë dyshohet të jetë shtetas sirian, i gjinisë mashkullore.

Gashi gjithashtu deklaroi se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë