Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shihet prej aeroplanit kjo skemë… nuk është LDK që unë njoh” – mesazhet në “Viber” të Hazirit, Halitit, Dushit e Kajtazit për dyshimet në votat e diasporës

02/04/2025 - 18:48
në Lajme, Pa kategori
A A
“Shihet prej aeroplanit kjo skemë… nuk është LDK që unë njoh” – mesazhet në “Viber” të Hazirit, Halitit, Dushit e Kajtazit për dyshimet në votat e diasporës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avdullah Hoti, Arben Gashi, Shkëmb Manaj, Armend Zemaj, etj., nuk ishin të vetmit anëtarë të kryesisë së LDK-së që ankoheshin e akuzonin për manipulim të votave me postë brenda LDK-së, nga ekipi i angazhuar për Diasporën. Ankesa për procesin, në grupin në “Viber” të partisë, pjesë e të cilit ishte edhe kryetari Lumir Abdixhiku, shprehën edhe Lutfi Haziri, Lirije Kajtazi, Sokol Haliti e Florin Dushi. Gazeta online Reporteri.net sjell serinë e katërt të komunikimeve në grupin e brendshëm të kryesisë së LDK-së.

Përgjigja e kryetarit Lumir Abdixhiku ndaj Avdullah Hotit dhe të tjerëve në kryesisë e LDK-së që në “Viber” u shprehën të pakënaqur rreth procesit me votat me postë, nuk i pëlqeu Lirije Kajtazit, e cila edhe u përmend nga kryetari i partisë në mesazhin e tij, si rast i së kaluarës kur votat e mërgatës ndryshuan renditjen e kandidatëve për deputetë.

“Për zgjedhjet e kaluara ka një vendim gjykate, i bisedojmë ne mbledhje të partisë. E sa për numrat qe do ti rrisë partia, unë jam ithtare e cilësisë e jo sasisë”, reagoi Kajtazi, në mesazhin e saj në “Viber”.

Në fillim të reagimit, Kajtazi i mbështetë pretendimet e akuzat e bashkëpartiakëve tjerë: “Fabrikim tani më i njohur!”, shprehet nder tjera ajo.

“Duhet me pa çka ka ndodhe se kjo s’ka te beje me LDK”, thotë Lutfi Haziri në komunikimin e brendshëm, derisa e ilustron mesazhin e tij me “emoji-n” e dy gishtave, si shenjë simbolizuese e LDK-së.

“Nuk është LDK qe unë e njohe! Por qe është e organizume po shihet ne pike drite”, thotë nder tjera Haziri në mesazhin e tij, përmbajtën e të cilit e ka parë dhe siguruar mediumi.

Pjesë e diskutimit të nxehtë, mes data 2 dhe 3 mars, në grupin në “Viber” të kryesisë së LDK-së u bë edhe Sokol Haliti. Kryetar i Vitisë tha se pa “nga aeroplani” një skemë në procesin e votave me postë.

“Angazhim i madh eshtë ber me kthy mergaten shum mund e kohe e ka 10 vikenda pa e pa familjen, krejt puna parim per shpin ton politike, rezultatet e dhe punen e madhe e si duket te suksesshme dikush e ka prish shihet prej aeroplanit kjo skem, e pakuptushme vertet! Mbetet me analizu bashk, shpia esht e perbashket per tkeq e tmire!”, shkruante Haliti.

E manipuluar me të madhe vota e diasporës brenda LDK-së, i’u duk edhe një anëtari të kryesisë së LDK-së që thotë se ka qenë i përfshirë në çdo proces zgjedhor në Kosovë, prej vitit 1998. Fjala është për Florian Dushin, ish-Drejtorin e Inspeksionit në Kryeqytet, e që pak ditë pas ankesës “Viber” u emërua nënkryetar i Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së.

“Çfarë ka ndodhur po duket, fatkeqësisht, është votë në masë të madhe e manipuluar. Pajtohem ta diskutojmë në kryesi dhe të marrim qëndrim për këtë situatë me të cilën LDK po ballafaqohet për herë të parë, s’paku prej zgjedhjeve të marsit ’98 prej kur kam qenë pjesë e te gjitha zgjedhjeve në këtë shtet”.

Kur reagimet në “Viberin” e kryesisë së LDK-së, nuk po ndaleshin, dhe akuzat kishin eskaluar deri në emërtimin e tyre si “skemë e organizuar kriminale”, kryetari Lumir Abdixhiku u lajmërua sërish në grup të nesërmen.  Këtë herë me një mesazh drejtuar të gjithë anëtareve të kryesisë, duke ripërsëritur edhe kërkesën e tij që për pretendimet e tyre secili t’i drejtohet edhe organeve kompetete – policisë e prokurorisë.

“Do t’i diskutojme te gjitha faktet e mundshme. Manipulimi i mundeshm i procesit te brendshem – brenda kandidateve – eshte praktike e papranueshme dhe e shemtuar, dhe e dënueshme per mua dhe per LDK-ne. Te gjitha shqetesimet dhe faktet, ju lus t’i mbledhni, e do t’i adresojme se bashke, pa perjashtuar dhe përfshirjen e insituticioneve përkatëse” – thuhet nder tjera në mesazhin e Abdixhikut përmbajtjen e të cilit e ka parë dhe siguruar gazeta online Reporteri.net.

Pak ditë pas këtyre komunikimeve, siç edhe kishte paralajmëruar me mesazhe në grup, kryetari i LDK-së më 10 mars 2025 mblodhi kryesinë e partisë për t’i diskutuar akuzat dhe çështjet e ngritura në “Viber”.

Për serinë e publikimeve të gazetës online Reporteri.net, të mesazheve në “Viber” të anëtareve të kryesisë së LDK-së, mbrëmë ka folur edhe vetë Lutfi Haziri i cili në Kanal 10 shprehej pak i habitur se pse deri më tash nuk i ishte publikuar mesazhi i tij.

“Mes këtyre dy komunikimeve jam unë. Pse nuk më kanë pasqyru mua, a e di? Sepse unë faktoj diçka aty? Unë e di fakt kur ka reagu, edhe unë kur kam reagu, edhe z. Abdixhiku kur ka shkru”. /Reporteri.net/.

JU REKOMANDOJMË

Sërish protestohet në Prishtinë, kërkohet drejtësi e përgjegjësi për Arlinda Zekaj

Sërish protestohet në Prishtinë, kërkohet drejtësi e përgjegjësi për Arlinda Zekaj
02/11/2026 - 17:45

Për të gjashtën ditë me radhë, ka nisur protesta në Prishtinë në kërkim të drejtësisë dhe përgjegjësisë institucioale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.Protesta është thirrur nga Kolektivi për...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion
02/11/2026 - 17:02

Në kuadër të projektit për ndriçimin SMART të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka lidhur dy kontrata të ngjashme në dy vitet e fundit për rregullimin e ndriçimit. Kontratën...

Më shumëDetails

Njeriut të sukseseve të Policisë në Veri i ndërrohet pozita, tash do ta udhëheqë Departamentin e Kufirit

Njeriut të sukseseve të Policisë në Veri i ndërrohet pozita, tash do ta udhëheqë Departamentin e Kufirit
02/11/2026 - 16:54

Policia e Kosovës ka hyrë në fazë të ndryshimeve të mëdha strukurore, pas dorëheqjes së Drejtorit Gazmend Hoxha. Veriu.info mëson se pozita i është ndërruar edhe zëvendëskomandant i...

Më shumëDetails

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
02/11/2026 - 16:50

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk. Sipas njoftimit, ambasadori McGurk e uroi...

Më shumëDetails

Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij
02/11/2026 - 16:44

Avokati i doktorit Gëzim Berisha, i cili u ndalua gjatë fundjavës nën dyshimin për dhunë në familje, ka reaguar duke mohuar pretendimet ndaj klientit të tyre. Përmes një...

Më shumëDetails

Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit

Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit
02/11/2026 - 16:30

Banka Kombëtare Tregtare po aplikon një strategji agresive të zhvendosjes së kapitalit të mbledhur nga kursimet e shqiptarëve drejt tregjeve ndërkombëtare, duke krijuar atë që mund të konsiderohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    229 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 57
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë