Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Xhafer Gashit eliminon kompaninë me ofertë më të ulët, shpërblen me tender Ragip “Zhabën” e LDK-së me çmim 60% më të lartë (Dokument)

04/04/2025 - 17:39
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Komuna e Xhafer Gashit eliminon kompaninë me ofertë më të ulët, shpërblen me tender Ragip “Zhabën” e LDK-së me çmim 60% më të lartë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Obiliqit ka shpallur fitues tenderit “Furnizim me pemë dhe perime për çerdhen ‘Rita Jonë’” kompaninë “Beni Dona Plast” Sh.P.K., për të cilin vendim pakënaqësi ka shprehur kompania e diskualifikuar “Burimi Corporation” Sh.P.K.

Në vendimin e nxjerrë nga Zyrtarja Përgjegjës i Prokurimit i Komunës së Obiliqit, Leonarda Emini, shihet se fitues i tenderit ka ofertuar me çmim 22 mijë 277 euro, përderisa operatori ekonomik i eliminuar “Burimi Corporation” Sh.P.K. ka oferuar me çmim prej 13 mijë 549 euro.

Pra, Komuna e Obiliqit që udhëheqet nga Xhafer Gashi i LDK-së ka eliminuar kompaninë me ofertë më të ulët, përderisa ka shpërblyer me kontratë kompaninë me ofertë mbi 60% më të lartë.

Veriu.info ka siguruar dokumentacionin e tenderit dhe komunikimet mes “Burimi Corporation” dhe Zyres se Prokurimit të Komunës së Obiliqit.

Çuditërisht në sqarimet pse është elinimuar “Burimi Corporation” nga ky aktivitet i prokurimit, Komuna e Obiliqit thotë se operatori ekonomik ka ofertuar me çmim shumë të ulët.

Tutje, në dokumentet e mëposhtme mund të shihni komunikimin ku Zyra e Prokurimit e Komunës së Obiliqit i kërkon “Burimi Corporation” rritjen e sigurimit të tenderit nga 10% në 30%, por që ky operator nuk pranon, duke u arsyetuar se rregullat nuk mund të ndryshohen në këtë fazë, pasi që në DT (Dosje të Tenderit) ishte kërkuar sigurim i tenderit prej 10%.

Pas njoftimit nga Zyra e Prokurimit për eliminim, “Burimi Corporation” njofton Komunën e Obiliqit se do të veproj sipas ligjit të prokurimit, duke lënë të kuptohet se do të vazhdoj me ankesë.

Në një prononcim për Veriu.info, Drejtori i “Burimi Corporation”, Arsim Zeqiri, tregon se autoriteti kontraktues (Komuna e Obiliqit) i ka kërkuar rritjen e sigurimi të tenderit në kundërshtim me Dosjen e Tenderit, gjë që të cilën ky nuk ka pranuar ta bëjë.

“Nuk kemi pranuar, sepse rregullat e përgjithshme nuk ndërrohen, pasi që në Dosje të Tenderit sigurimi i tenderit ka qenë 10%, ndërsa neve na kanë kërkuar ta bëjmë 30%. Ata nuk e kanë marrë parasysh që ne kemi kryer me sukses tender të tjerë. Pra, ne kemi furnizuar pikërisht këtë çerdhe për disa vite dhe kurrë s’kanë pasur asnjë vërejtje. Majde, dy fatura akoma nuk na i kanë pagu, edhe pse janë bërë rreth një vit prej dorëzimit të tyre”, ka thënë drejtori menaxhues i “Burimi Corporation” për Veriu.info.

Veriu.info ka tentuar të marrë përgjigje nga Komuna e Obiliqit për situatën e krijuar me rastin e eliminimit të operatorit ekonomik më të lirë, i cili në tri vitet e fundit e ka furnizuar suksesshëm pikërisht këtë çerdhe me pemë dhe perime, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje.

Pra, nga ky aktivitet i prokurimit është elinimuar operatori ekonomik me ofertën më të ulët, i cili suksesshëm e ka furnizuar me pemë dhe perime pikërisht çerdhen “Rita Jonë” në tri vitet e fundit, me arsyetimin se ka ofertuar me çmim ‘abnormalisht’ të ulët, ndërsa me tender është shpërblyer “Beni Dona Plast” me pronar Ragip Mustafën, biznesmenin qe është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, parti kjo e cila qeverisë me Komunën e Obiliqit.

Kush është në “Beni Dona Plast”?

“Beni Dona Plast” Sh.P.K. është kompani e njohur për fitimin e tenderëve në Kosovë, e njohur për afërsi të madhe me LDK-në. Kjo pasi që pronari i “Beni Dona Plast”, Ragip Mustafa, është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Mediat vitin e kaluar kishin raportuar për një seri dokumentesh që Ministria e Mbrojtjes ka arkivuar ndër vite për tenderin e ushqimit të ushtrisë që e mbante firma e multimilionerit Ragip Mustafa. Helmime të ushtarëve. Cilësi e dobët e ushqimit. Vërejtje që nuk përmirësoheshin. Shfrytëzim i ujit, rrymës, gazit e naftës së FSK-së edhe pse paguhej me kontratë, ishin disa prej gjetjeve.

Vitin e kaluar zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes kishin akuza të shumta ndaj Ragip Mustafës për çështjen e furnizimit të FSK-së me ushqim, të cilit i referohen edhe si Ragip “Zhaba”.

 

JU REKOMANDOJMË

Protesta kundër vendimit të Speciales, veteranët dalin me një vendim të ri

Protesta kundër vendimit të Speciales, veteranët dalin me një vendim të ri
22/09/2026 - 16:18

OVL e UÇK’së ka njoftuar se pas mbledhjes së mbajtur me kryetar të degëve, kanë vendosur që të organizojnë protestat në të gjitha qytetet e Kosovës ku kanë...

Më shumëDetails

Edi Rama nga SHBA tregon vendimin e marrë për Vlora Hysenin

Edi Rama nga SHBA tregon vendimin e marrë për Vlora Hysenin
22/09/2026 - 16:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nga Nju Jorku se e ka shkarkuar drejtoreshën e Shërbimit të Inteligjencës të Shqipërisë, Vlora Hyseni. Ai ka thënë e pas...

Më shumëDetails

Arrestohet bariu që i kër’cënoi turistët me prerje fyti, policia: U lirua pas intervistimit, rasti cilësohet ‘kanosje’

Arrestohet bariu që i kër’cënoi turistët me prerje fyti, policia: U lirua pas intervistimit, rasti cilësohet ‘kanosje’
22/09/2026 - 16:05

Dy ditë më parë, një bari është dëgjuar t’i kërcënojë me prerje fyti disa turistë në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa i ka urdhëruar ata që të kthehen. Lidhur...

Më shumëDetails

Kryeinspektori i MMPHI-së, Bedri Halimi shpallet i pafajshëm në rastin “Brezovica”

Kryeinspektori i MMPHI-së, Bedri Halimi shpallet i pafajshëm në rastin “Brezovica”
22/09/2026 - 15:56

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm në rastin e njohur si “Brezovica”. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i...

Më shumëDetails

Isa Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Isa Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë
22/09/2026 - 15:45

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për çështjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vlerësuar se themelimi i tyre ishte rezultat i akuzave të...

Më shumëDetails

Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje

Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje
22/09/2026 - 15:34

MINT ka njoftuar se, ekipet inspektuese të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditës së sotme, kanë realizuar inspektime në subjekte ekonomike në rajonet e Prishtinës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend: Fillimisht presim që Kushtetuesja të vendos për konstituimin e Kuvendit

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë