Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Xhafer Gashit eliminon kompaninë me ofertë më të ulët, shpërblen me tender Ragip “Zhabën” e LDK-së me çmim 60% më të lartë (Dokument)

04/04/2025 - 17:39
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Komuna e Xhafer Gashit eliminon kompaninë me ofertë më të ulët, shpërblen me tender Ragip “Zhabën” e LDK-së me çmim 60% më të lartë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Obiliqit ka shpallur fitues tenderit “Furnizim me pemë dhe perime për çerdhen ‘Rita Jonë’” kompaninë “Beni Dona Plast” Sh.P.K., për të cilin vendim pakënaqësi ka shprehur kompania e diskualifikuar “Burimi Corporation” Sh.P.K.

Në vendimin e nxjerrë nga Zyrtarja Përgjegjës i Prokurimit i Komunës së Obiliqit, Leonarda Emini, shihet se fitues i tenderit ka ofertuar me çmim 22 mijë 277 euro, përderisa operatori ekonomik i eliminuar “Burimi Corporation” Sh.P.K. ka oferuar me çmim prej 13 mijë 549 euro.

Pra, Komuna e Obiliqit që udhëheqet nga Xhafer Gashi i LDK-së ka eliminuar kompaninë me ofertë më të ulët, përderisa ka shpërblyer me kontratë kompaninë me ofertë mbi 60% më të lartë.

Veriu.info ka siguruar dokumentacionin e tenderit dhe komunikimet mes “Burimi Corporation” dhe Zyres se Prokurimit të Komunës së Obiliqit.

Çuditërisht në sqarimet pse është elinimuar “Burimi Corporation” nga ky aktivitet i prokurimit, Komuna e Obiliqit thotë se operatori ekonomik ka ofertuar me çmim shumë të ulët.

Tutje, në dokumentet e mëposhtme mund të shihni komunikimin ku Zyra e Prokurimit e Komunës së Obiliqit i kërkon “Burimi Corporation” rritjen e sigurimit të tenderit nga 10% në 30%, por që ky operator nuk pranon, duke u arsyetuar se rregullat nuk mund të ndryshohen në këtë fazë, pasi që në DT (Dosje të Tenderit) ishte kërkuar sigurim i tenderit prej 10%.

Pas njoftimit nga Zyra e Prokurimit për eliminim, “Burimi Corporation” njofton Komunën e Obiliqit se do të veproj sipas ligjit të prokurimit, duke lënë të kuptohet se do të vazhdoj me ankesë.

Në një prononcim për Veriu.info, Drejtori i “Burimi Corporation”, Arsim Zeqiri, tregon se autoriteti kontraktues (Komuna e Obiliqit) i ka kërkuar rritjen e sigurimi të tenderit në kundërshtim me Dosjen e Tenderit, gjë që të cilën ky nuk ka pranuar ta bëjë.

“Nuk kemi pranuar, sepse rregullat e përgjithshme nuk ndërrohen, pasi që në Dosje të Tenderit sigurimi i tenderit ka qenë 10%, ndërsa neve na kanë kërkuar ta bëjmë 30%. Ata nuk e kanë marrë parasysh që ne kemi kryer me sukses tender të tjerë. Pra, ne kemi furnizuar pikërisht këtë çerdhe për disa vite dhe kurrë s’kanë pasur asnjë vërejtje. Majde, dy fatura akoma nuk na i kanë pagu, edhe pse janë bërë rreth një vit prej dorëzimit të tyre”, ka thënë drejtori menaxhues i “Burimi Corporation” për Veriu.info.

Veriu.info ka tentuar të marrë përgjigje nga Komuna e Obiliqit për situatën e krijuar me rastin e eliminimit të operatorit ekonomik më të lirë, i cili në tri vitet e fundit e ka furnizuar suksesshëm pikërisht këtë çerdhe me pemë dhe perime, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje.

Pra, nga ky aktivitet i prokurimit është elinimuar operatori ekonomik me ofertën më të ulët, i cili suksesshëm e ka furnizuar me pemë dhe perime pikërisht çerdhen “Rita Jonë” në tri vitet e fundit, me arsyetimin se ka ofertuar me çmim ‘abnormalisht’ të ulët, ndërsa me tender është shpërblyer “Beni Dona Plast” me pronar Ragip Mustafën, biznesmenin qe është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, parti kjo e cila qeverisë me Komunën e Obiliqit.

Kush është në “Beni Dona Plast”?

“Beni Dona Plast” Sh.P.K. është kompani e njohur për fitimin e tenderëve në Kosovë, e njohur për afërsi të madhe me LDK-në. Kjo pasi që pronari i “Beni Dona Plast”, Ragip Mustafa, është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Mediat vitin e kaluar kishin raportuar për një seri dokumentesh që Ministria e Mbrojtjes ka arkivuar ndër vite për tenderin e ushqimit të ushtrisë që e mbante firma e multimilionerit Ragip Mustafa. Helmime të ushtarëve. Cilësi e dobët e ushqimit. Vërejtje që nuk përmirësoheshin. Shfrytëzim i ujit, rrymës, gazit e naftës së FSK-së edhe pse paguhej me kontratë, ishin disa prej gjetjeve.

Vitin e kaluar zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes kishin akuza të shumta ndaj Ragip Mustafës për çështjen e furnizimit të FSK-së me ushqim, të cilit i referohen edhe si Ragip “Zhaba”.

 

JU REKOMANDOJMË

Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve
Kryesore

Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve

13/11/2025 - 00:10
Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat
Kryesore

Rasti i Mitrovicës?- Krasniqi: Kurti ka marrë vendime abuzive me i mashtru njerëzit për vota

12/11/2025 - 23:01
Krasniqi: Autostradat nuk na i kanë lënë ilirët, i ka ndërtuar Qeveria Thaçi
Lajme

Krasniqi: Autostradat nuk na i kanë lënë ilirët, i ka ndërtuar Qeveria Thaçi

12/11/2025 - 22:46
Zbarkimi i Prokurorisë në ministri të Bujqësisë, Mehmetaj: Kjo është ditë feste për Kosovën
Kryesore

Mehmetaj pas kallëzimit penal nga Faton Peci: Po të dënoheshin titujt me burg, ai do t’i merrte 100 vjet

12/11/2025 - 22:33
Krasniqi: Prej nesër deri të hënën mund të shpallen kandidaturat për kryetar të PDK, preferenca ime është Bedri Hamza
Lajme

Krasniqi: Prej nesër deri të hënën mund të shpallen kandidaturat për kryetar të PDK, preferenca ime është Bedri Hamza

12/11/2025 - 22:15
Dorëzohet Peci: Nuk i kemi numrat për kryeparlamentarin (Video)
Lajme

Faton Peci: Do të dorëzoj kallëzim penal kundër Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

12/11/2025 - 22:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë