Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA nis tarifimin e mallrave nga Kosova

06/04/2025 - 22:15
në Ekonomi, Lajme
A A
SHBA nis tarifimin e mallrave nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për të dytën ditë me radhë, bizneset që kanë eksportuar mallrat e tyre për në SHBA kanë paguar tarifat e vendosura nga Uashingtoni. Bizneset në Kosovë janë ankuar se tarifa prej 10% është e lartë dhe mund të ulë eksportin për në këtë shtet. Qeveria e Kosovës po vazhdon diskutimet me autoritetet amerikane për tregti të lirë mes dy shteteve.

Nga e shtuna, të gjitha bizneset kosovare që kanë eksportuar mallrat e tyre në SHBA janë detyruar të paguajnë tarifën prej 10%. Kjo pasi një ditë më parë hyri në fuqi vendimi i Uashingtonit për vendosjen e masave reciproke ndaj shteteve të tjera.

Biznesmenët në Kosovë kanë ngritur shqetësime për dëmet që mund të sjellin këto masa.

“Kjo taksë do të ketë ndikim. Do të ketë zvogëlim të eksportit në SHBA dhe nuk është gjë e mirë. Ka shumë biznese që përgatiten për eksporte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ato janë tregu më i madh në botë”, tha Burim Piraj, biznesmen.

Përfaqësues të bizneseve kanë paralajmëruar rënie të eksportit për në SHBA, dhe po ashtu edhe rënie të ekonomisë vendore në rast se tarifat nuk hiqen.

Ndërsa nga Ministria e Financave i kanë thënë RTK-së se janë në komunikim me autoritetet amerikane dhe se janë të gatshëm për tregti të lirë pa barriera.

Çështja e tarifave dhe bashkëpunimit tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një temë që Qeveria e Kosovës e ka trajtuar me seriozitet dhe përkushtim të vazhdueshëm.

“Qysh në prill të vitit 2023, gjatë një vizite zyrtare në Uashington DC, Ministri i Financave Hekuran Murati, së bashku me Zëvendëskryeministrin Bislimi, ka takuar përfaqësues të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së, me të cilët është diskutuar edhe për një marrëveshje të mundshme për tregti të lirë mes dy vendeve. Kjo temë është përsëritur më pas edhe nga Kryeministri Albin Kurti në takimet e tij me ish-ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier”.

Nga komuniteti i bizneseve në Kosovë tash e disa ditë kanë kërkuar nga ekzekutivi që të heqë tarifat që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave të SHBA-së, në mënyrë që t’i hapet rrugë heqjes së barrierave edhe nga Uashingtoni.

JU REKOMANDOJMË

“As nuk ka shansë me ditë vendimin”, Fatmir Limaj: Tri herë kalova në kësi ankthi…

“As nuk ka shansë me ditë vendimin”, Fatmir Limaj: Tri herë kalova në kësi ankthi…
15/09/2026 - 22:05

Fatmi Limaj, kryetar i partisë Nisma Socialdemokrate, ka treguar përvojën e tij në qeli një natë para shpalljes së verdiktit. “Absolutisht as nuk ka shancë me ditë”, tha...

Më shumëDetails

Nxënësit e Drenasit nesër në orën e parë mësojnë për UÇK’në dhe historinë e luftës

Nxënësit e Drenasit nesër në orën e parë mësojnë për UÇK’në dhe historinë e luftës
15/09/2026 - 21:39

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka njoftuar se ora e parë mësimore nesër, më 16 shtator, në institucionet arsimore të kësaj komune do t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Nata në qeli para vendimit, Limaj: Përgatitesh për ma të keqen

Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
15/09/2026 - 21:24

Fatmir Limaj, kryetar i partisë Nisma Socialdemokrate, ka treguar përvojën e tij në qeli një natë para shpalljes së verdiktit. I ftuar në Pressing në T7, Limaj tha...

Më shumëDetails

Selimi kritika diplomatëve dhe juristëve amerikanë dhe ndërkombëtarë që ishin involvuar në krijimin e Speciales

Selimi kritika diplomatëve dhe juristëve amerikanë dhe ndërkombëtarë që ishin involvuar në krijimin e Speciales
15/09/2026 - 21:04

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka kritikuar diplomatë dhe juristë amerikanë si dhe ndërkombëtarë te tjerë që ishin involvuar në krijimin e Gjykatës Speciale. Selimi shpërndau...

Më shumëDetails

Pak orë para aktgjykimit në Hagë, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para aktgjykimit në Hagë, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”
15/09/2026 - 20:48

Pak orë para se të shpallet aktgjyjkimi në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Prishtinë është ndezur për herë të fundit “Flaka e Lirisë”. Ky aktivitet është bërë...

Më shumëDetails

Suedia ndalon 9.6 tonë biskota nga Kosova

Suedia ndalon 9.6 tonë biskota nga Kosova
15/09/2026 - 20:46

Autoritetet doganore suedeze kanë ndaluar importimin e një ngarkese prej më shumë se 9.6 tonësh produkte ushqimore të eksportuara nga Kosova, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se ato...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë