Zyra e Rregullatorit për Energji po mban takimin në të cilin po diskutohet për çështjet kryesore të procesit që ka të bëjë me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas një tabele të publikuar nga ZRRE-ja, për këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike kanë dërguar komente nga 396 qytetarë, 8 organizata jo qeveritare (OJQ), 4 biznese, 1 deputet, Ministria e Ekonomisë, si edhe presidenca, , shkruanIndeksOnline.
Tutje, përgjatë këtij takimi do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRRE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.
