Të gjithë qytetarët e Kosovës që shkojnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, do të mund ta përdorin falas çdo linjë të trafikut urban brenda kryeqytetit, krejt kjo pas një vendimi që ka marrë kryetari Përparim Rama, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Përmes një video tregohet edhe procedura se si mund të merret bileta falas për t’a përdorur trafikun urban brenda ditës Prishtinë.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë në “Stacionin e Autobusëve”në Kryeqytet – do të lëvizin falas në çdo linjë të trafikut urban brenda Prishtinës!”, ka shkruar Rama.