Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjendje alarmante në kazermat e FSK-së, ish-deputeti publikon pamjet

11/04/2025 - 18:20
në Kryesore, Lajme
A A
Gjendje alarmante në kazermat e FSK-së, ish-deputeti publikon pamjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani ka thënë se ushtarët e Kosovës po shërbejnë në mes të “mykut dhe papastërtisë”.

Ai ka publikuar pamjet e kazermës në Pomozetin, e cila është në gjendje katastrofike.

Shabani kritikoi Qeverinë e Kosovës për kushtet e mjerueshme në kazermë.

“Është e papranueshme që në vitin 2025, pjesëtarët e ushtrisë sonë të qëndrojnë në kushte që përbëjnë rrezik për shëndetin. Muret e përbaltura, pullazët që rrezikojnë të bien, dhe mungesa e pastërtisë bazike nuk janë vetëm turp institucional, por edhe një fyerje për ata që veshin uniformën me krenari”, tha Shabani.

Shkrimi i plotë i Shabanit:

FSK në kushte mjerimi-Qeveria flet për dronë dhe helikopterë me pompozitet, ndërsa ushtarët shërbejnë në mes mykut dhe papastërtisë!

Gjendje alarmante në Kazermën e FSK-së në Pomozetin – Ku janë investimet e premtuara nga Qeveria?

Prej vitesh dëgjojmë deklarata të bujshme nga zyrtarët qeveritarë për rritjen e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Premtime për modernizim, kushte më të mira për ushtarët, dhe rritje të kapaciteteve infrastrukturore. Por realiteti në terren flet ndryshe – flet me myk, papastërti, dhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pjesëtarëve të FSK-së.

Fotografitë e mëposhtme të shkrepura në kazermën e Pomozetinit flasin vetë. Tualete të papastra dhe të pa mirëmbajtura, mure me lagështi dhe myk të theksuar, pajisje të vjetruara, dhe ambiente të papërshtatshme për shërbim. Gjendja është poshtë çdo standardi minimal për një institucion që ka për detyrë mbrojtjen e vendit.

Është e papranueshme që në vitin 2025, pjesëtarët e ushtrisë sonë të qëndrojnë në kushte që përbëjnë rrezik për shëndetin. Muret e përbaltura, pullazët që rrezikojnë të bien, dhe mungesa e pastërtisë bazike nuk janë vetëm turp institucional, por edhe një fyerje për ata që veshin uniformën me krenari.

Qeveria duhet të japë përgjigje:

Ku janë fondet e alokuara për ushtrinë? Kush është përgjegjës për këtë gjendje? Dhe kur do të ndërmerren masa konkrete?

Nëse vërtet synojmë një ushtri profesionale dhe moderne, atëherë fillimisht duhet të fillojmë nga baza – nga kushtet e jetesës dhe të punës së ushtarëve tanë.

Patriotizmi nuk ndërtohet me fjalë, por me vepra

 

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë