Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e çmimit të rrymës alarmon komunitetin ekonomik: Parashikohet rritje e produkteve deri në 5%

12/04/2025 - 09:19
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Rritja e çmimit të rrymës alarmon komunitetin ekonomik: Parashikohet rritje e produkteve deri në 5%
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% ka ngjallur shqetësime të mëdha në mesin e përfaqësuesve të bizneseve, odave ekonomike dhe njohësve të ekonomisë në vend, shkruan FrontOnline.

Sipas tyre, kjo rritje e konsiderueshme do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorët, duke ulur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe duke rritur kostot për bizneset në të gjitha sektorët.

Ekspertët vlerësojnë se një ndër efektet e para do të jetë rënia e konsumit, për shkak të zvogëlimit të “xhepit të parasë” tek qytetarët, që tashmë përballen me një standard të ulët jetese.

Njëkohësisht, bizneset do të përballen me sfida të reja në operim, ku rritja e çmimit të energjisë do t’i detyrojë të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve, çka mund të nxisë një cikël të ri të inflacionit.

 

Agim Shahini: Rritja e çmimit të rrymës do i rritë për 4-5% produktet e konsumit

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%, duke e cilësuar këtë si një goditje serioze për ekonominë, investitorët dhe standardin jetësor të qytetarëve.

Sipas Shahinit, kjo rritje e çmimit e pozicionon Kosovën si njërin nga vendet më të shtrenjta në Ballkan sa i përket kostos së energjisë elektrike, gjë që do të ketë pasoja të shumta.

“Ngritja e rritjes së çmimit prej 16% do të thotë që Kosova është një nga vendet më të shtrenjta në Ballkan sa i përket energjisë elektrike dhe investitorët e huaj dhe vendorë do të shikojnë mundësitë se si ti përballojnë kësaj rritje kaq të lartë dhe konsumatorët duhet që të mendojnë se si do ti përballojnë shtrenjtimeve të produkteve që do të ndodhin në Kosovën” u shpreh Shahini për FrontOnline.

Ai paralajmëroi se bizneset në sektorë të ndryshëm do të detyrohen të rrisin çmimet e produkteve të konsumit të përgjithshëm për rreth 4-5%, çka sipas tij do të ndikojë negativisht në standardin jetësor të qytetarëve dhe do të përshpejtojë rritjen e varfërisë.

‘’Bizneset e sektorëve të ndryshëm detyrimisht do të përballën me këtë sfidë dhe do të shtrenjtoj produktet e konsumit të përgjithshëm për 4,5%, standardi jetësor do të bie, varfëria do të rritët’’ shtoi Shahini, duke i bërë thirrje institucioneve që të vlerësojnë me kujdes pasojat ekonomike të këtij vendimi.

 

Rafuna: Pas rritjes së çmimit të rrymës qytetarëve ju zvogëlohet xhepi dhe kërkesa për konsum do të jetë më e vogël

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, për FrontOnline ka folur vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%, duke theksuar se kjo do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe për ekonominë e vendit.

Rafuna vlerësoi se ky vendim do të ndikojë negativisht në standardin jetësor të popullatës, duke ulur fuqinë blerëse dhe kërkesën për konsum.

“Ky 16% është rritur për qytetarët e Kosovës dhe, në kuptimin ekonomik, standardi jetësor i ulët do të thotë që qytetarëve do t’ju zvogëlohet xhepi. Kjo do të rezultojë në një kërkesë më të vogël për konsum,” tha Rafuna për FrontOnline.

Ai gjithashtu vuri në pah pasiguritë që përballen bizneset, të cilat nga 1 qershori pritet të dalin në tregun e hapur të energjisë, sipas paralajmërimeve të autoriteteve.

“Për bizneset pritet të shihet ndikimi nga 1 qershori, kur atyre u është thënë se duhet të dalin në treg të hapur,” theksoi Rafuna, duke shtuar se ky ndryshim sjell pasiguri dhe sfida për sektorin privat.

 

Njohësi i ekonomisë kritikon rritjen e çmimit të energjisë: Goditje direkte ndaj qytetarëve dhe bizneseve

Njohësi i ekonomisë, Artan Muhaxheri, për FrontOnline ka komentuar vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% nga ZRrE, duke e cilësuar atë si një barrë të re mbi qytetarët dhe bizneset në një periudhë të vështirë ekonomike.

“Rritja prej 16% e çmimit të energjisë elektrike është goditje direkte ndaj qytetarëve dhe bizneseve në një kohë kur standardi i jetesës është në rënie dhe ekonomia është në ngërç”, deklaroi Muhaxheri.

Sipas tij, përgjegjës për këtë situatë është Qeveria dhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Kjo është pasojë direkte e paaftësisë së Qeverisë për të menaxhuar sektorin e energjisë dhe e një ZRRE-je që, në vend se të mbrojë konsumatorin, po shndërrohet në zyrë noterizuese të kërkesave për rritje çmimesh”, u shpreh ai për FrontOnline

Muhaxheri paralajmëron për pasoja të shumta sociale dhe ekonomike nga ky vendim.

“Pasojat janë të shumta: rritje e varfërisë, tkurrje e konsumit, dëmtim i sektorit privat dhe rrezikim i stabilitetit social”, tha ai.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e vizionit afatgjatë nga ana e institucioneve përgjegjëse.

“Në vend se të ofrojnë zgjidhje afatgjata dhe investime në kapacitete prodhuese të qëndrueshme, Qeveria po i mbulon dështimet me barrë të reja për qytetarët”, përfundoi Muhaxheri.

JU REKOMANDOJMË

“Tri parti po e rikonfirmojnë bazën, po përkthehet si fuqi e zgjedhjeve parlamentare, VV nuk ka arritur ta shtrijë vetën”, Ramadani për zgjedhjet lokale
Lajme

“Tri parti po e rikonfirmojnë bazën, po përkthehet si fuqi e zgjedhjeve parlamentare, VV nuk ka arritur ta shtrijë vetën”, Ramadani për zgjedhjet lokale

08/11/2025 - 21:31
RTK në edicion qëndror të lajmeve jep lajmin e një projekti muzikor të Adelina Ismailit, të realizuar në veri
Lajme

RTK në edicion qëndror të lajmeve jep lajmin e një projekti muzikor të Adelina Ismailit, të realizuar në veri

08/11/2025 - 21:17
Krasniqi: Qeveria në ikje po frikësohet, për herë të parë pushteti po i rrëshqet nga dora
Kryesore

Krasniqi: Qeveria në ikje po frikësohet, për herë të parë pushteti po i rrëshqet nga dora

08/11/2025 - 20:54
Kurti një ditë para balotazhit kërkon të ‘‘kontrollohen’’ se a kanë votuar krejt të mahalles: S’bon me votu 3 a 4, por të gjithë
Lajme

Kurti një ditë para balotazhit kërkon të ‘‘kontrollohen’’ se a kanë votuar krejt të mahalles: S’bon me votu 3 a 4, por të gjithë

08/11/2025 - 20:27
Tahiri: Peci tentoi të joshte partitë me poste qeveritare për të arritur koalicione
Lajme

Tahiri: Peci tentoi të joshte partitë me poste qeveritare për të arritur koalicione

08/11/2025 - 20:16
“Kjo është ‘Banjska2’”: Avokati publikon pamjet e veturës së Vukashinoviqit të rrëmbyer nga Serbia
Lajme

“Kjo është ‘Banjska2’”: Avokati publikon pamjet e veturës së Vukashinoviqit të rrëmbyer nga Serbia

08/11/2025 - 19:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është ‘Banjska2’”: Avokati publikon pamjet e veturës së Vukashinoviqit të rrëmbyer nga Serbia

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Daut Haradinaj tregon cilët emra do t’i votonte për president, për njërin nga ta do të ngritej edhe në këmbë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vrasja e dyfishtë në Malishevë: Historia e konfliktit të të dyshuarit me miqtë e tij, ishte dënuar para dy muajsh

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë