Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla thotë se mund të shkohet sërish në zgjedhje: T’ia çojmë njëherë letrën, e të presim reagimin e Presidentes

15/04/2025 - 21:56
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla thotë se mund të shkohet sërish në zgjedhje: T’ia çojmë njëherë letrën, e të presim reagimin e Presidentes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje, pas dështimit të seancës së sotme konstituive, shkruan Reporteri.net.

Seanca e sotme është ndërprerë, meqë deputetët s’arritën ta kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Gërvalla tha se do të kërkojnë interpretimin e Presidentes Vjosa Osmani për hapat se si të vazhdohet tutje.

“Mund të na cojë në zgjedhje të reja. Mund të cojë në zëvendësimin e deputetëve që kanë votuar kundër. Ne do të kërkojmë interpretimin e Presidentes dhe nëse Presidentja e ndjen veten kompetente, mund të na e jap një përgjigje. Nëse nuk e ndjen veten kompetente në këtë çështje mund të ndihmojë e hulumtojë më tej se kush mund t’i ketë kompetencat për të sqaruar”, ka deklaruar Gërvalla.

E pyetur nëse veç i kanë drejtuar deri tani shkresën Osmanit, ajo ka thënë se edhe nëse nuk është dërguar, do t’i dërgohet.

“Nuk kam pyetur a është dërguar, por nëse është dërguar do dërgohet, nuk ka pikëpyetje aty. Nuk është e caktuar me minuta e orë se kur dërgohet”, ka thënë Gërvalla për Tëvë1.

Deri në interpretimin e Osmanit, ajo ka thënë se do presin.

“T’ia cojmë njëherë letrën, e të presim reagimin e Presidentes…”, ka deklaruar Gërvalla.

Seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar sot, pasi raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.

Gërvalla tha se përsëritja e këtij votimi nuk parashihet në asnjërën prej dokumenteve ligjore të Kuvendit.

“E dështuan punën e këtij Kuvendi, pa startuar ende. E dështuan, sepse Kuvendi nuk mundi të vazhdoj punën., Tani kemi hyrë nëpër procedura të ndërlikuara sepse ky votimi nuk parashihet përsëritja e tij në asnjërën prej rregulloreve dhe dokumenteve ligjore të Kuvendit. Kemi arritur në një pikë ku mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij Kuvendi.”, ka deklaruar Gërvalla.

Në këto rrethana dhe pas konsultimit të partive, Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet dhe deklaroi se do t’i drejtohen Presidentes Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

Deri tani, në adresë të Osmanit nuk ka shkuar asnjë letër.

Në këtë seancë duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët.

JU REKOMANDOJMË

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë, çka thuhet për Kuvend, Qeveri e President?

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë, çka thuhet për Kuvend, Qeveri e President?
29/09/2026 - 17:41

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë për rastet KO256/26 dhe KO258/26, përmes të cilit ka trajtuar kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së...

Më shumëDetails

Mbi 5.1 milionë euro për “Santefarm” nga Ministria e Shëndetësisë

Mbi 5.1 milionë euro për “Santefarm” nga Ministria e Shëndetësisë
29/09/2026 - 17:34

Ministria e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Arben Vitia, ka shpërblyer kompaninë “Santefarm” me tri lote në një aktivitet të prokurimit për furnizim me barna, me një vlerë...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik: Aktgjykimet në Hagë nuk janë gjykim për të ardhmen e Kosovës

Ambasadori britanik: Aktgjykimet në Hagë nuk janë gjykim për të ardhmen e Kosovës
29/09/2026 - 17:17

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka rikujtuar rolin e Britanisë së Madhe në Kosovë gjatë vitit 1999, duke theksuar se Londra mbetet e përkushtuar...

Më shumëDetails

FBI-ja i gjurmoi – si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

FBI-ja i gjurmoi  – si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova
29/09/2026 - 17:12

Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal online të drejtuar nga dy vëllezër nga Kosova. Rydox funksionoi për vite me radhë, duke...

Më shumëDetails

Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz
29/09/2026 - 17:00

Një deklaratë e rëndë, me përmbajtje seksiste ndaj grave, dyshohet se është bërë nga një punëtor i kompanisë “Hej Taxi” gjatë një komunikimi me një shtetas amerikan, i...

Më shumëDetails

Kërkesa e kalkulime në presion të afatit, PDK do shpejt ndryshimin e ligjit për Specialen, LVV thotë së pari zgjedhja e Presidentit

Kërkesa e kalkulime në presion të afatit, PDK do shpejt ndryshimin e ligjit për Specialen, LVV thotë së pari zgjedhja e Presidentit
29/09/2026 - 16:50

PDK-ja po kërkon që të ndryshohet urgjentisht ligji për Gjykatën Speciale pas dënimit në shkallë të parë të ish-krerëve të UÇK-së. Kanë mbetur më pak se një javë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lotina dhe Mozziku më të dashuruar se kurrë, pozojnë të lumtur krah njëri-tjetrit

    Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Këta janë gjyqtarët e Apelit në rastin e krerëve të UÇK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë