Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kurti i ka votat për qeverinë, qëllimi i tij të martën ishte për ta denigruar opozitën”

16/04/2025 - 21:08
në Kryesore, Lajme
A A
“Kurti i ka votat për qeverinë, qëllimi i tij të martën ishte për ta denigruar opozitën”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Azdren Shala njohës i çështjeve politike , ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka më shumë se 52 vota për ta formuar qeverinë e re.

Sipas tij qëllimi i tij në seancën konstituive të së martës ka qenë thjesht për ta denigruar moralisht opozitën duke i asociuar me Listën Serbe.

“Unë mendoj që ka më shumë vota se ju e keni parë që aty në seancë ka pasur mungesa edhe nga deputetët e Vetëvendosjes, por qëllimi i djeshëm ka qenë me i denigruar moralisht opozitën duke i asociuar me Listën Serbe. Kurti i ka më shumë se 52 vota a i ka krejt mjaftueshëm për ta bërë qeverinë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I pyetur se kush janë numrat më tepër se 52, Shala ka thënë se mendon që deri në fund Kurti do t’i marrë të gjitha pakicat joserbe, një votë të Nenad Rashiq, si dhe tri vota të Nismës.

“Unë mendoj që deri në fund të gjitha pakicat joserbe i merr që i bie 48 të tij, plus pakicat joserbe bëjnë 58, plus një votë e Nenad Rashiq bëjnë 59, si dhe tri vota të Nismës pra bëhet qeveria. Tash a i mjafton kjo Kurtit, varet edhe prej pazareve si merren vesh në ndarjen e posteve në këtë rast me Limajn dhe me minoritetet”, ka deklaruar Shala.

Ai tutje ka thënë se Kurti për siguri ndoshta është në kërkim edhe të tre ose pesë deputetëve tjerë nga opozita dhe se sipas tij ka spekulime që dy deputete nga LDK-ja që do ta votojnë atë.

“Nëse dëshiron më shumë siguri eventuale sepse pastaj kur e ke qeverinë me 61 numra, një deputet po të kaloj në kampin tjetër ta rrëzon qeverinë. Ndoshta Kurti është në kërkim edhe të tre ose pesë deputetëve tjerë që mund t’i kap nga partitë opozitare. Deri tani ka spekulime, thuhet se janë dy deputete nga LDK-ja që do ta votojnë Kurtin”, është shprehur ai.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë