Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa po fitojnë artistët në botë nga koncertet? Kaq paguhet Dua Lipa

21/06/2022 - 13:44
në ShowBiz
A A
Sa po fitojnë artistët në botë nga koncertet? Kaq paguhet Dua Lipa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë përmbushur pritshmërinë për industrinë globale të koncerteve, e nxitur kryesisht nga një pjesëmarrje demografike më e larmishme, më e re, e etur për të ndjekur shfaqje “live” dhe e gatshme të shpenzojë më shumë nga paratë e tyre në muzikë dhe kulturë, shkruan Billboard, revistë amerikane e specializuar në muzikë dhe argëtim, që publikon renditje në fushën e muzikës.

Së fundi është publikuar renditja e artistëve me më shumë të ardhura nga turet në periudhën nga 1 nëntori 2021 deri më 30 prill 2022.

10 artistët më të mirë në tabelën e “Top Tours 2022” fituan 722 milionë dollarë deri në mes të vitit, 20% më shumë se 10 më të mirat për Top Tours në vitin 2019 (viti i fundit i plotë i turneut përpara pandemisë), sipas Billboard 2022.

Ndërsa klasifikimin e mesvitit 2019 e dominuan turnetë e mëdha të lamtumirës, një brez i ri emrash më të rinj ndërkombëtarë po udhëheq raportin e vitit 2022: Bad Bunny është artisti i parë në gjuhën spanjolle që arrin vendin e parë në renditje. Turneu i tij i fundit botëror dhe dy shfaqje solo në vendin e tij të origjinës, Porto Riko, fitoi 123.2 milionë dollarë dhe shiti 645.000 bileta për 37 koncerte, sipas shifrave të raportuara në Boxscore – rreth 3.3 milionë dollarë dhe 17.400 bileta për natë.

I dyti renditet Elton John, me 103 milionë dollarë kurse në të tretin, Genesis, me 81.9 milionë dollarë të ardhura. BTS fitoi 75.4 milionë dollarë, duke i dhënë grupit korean vendin e 4-t në Top Tours (për 4 koncerte në Los Angelos brenda një periudhe 10 ditore, me rreth 200 mijë bileta të shitura, grupi vlerësohet se kontriboi në ekonominë e LA me mbi 100 milionë dollarë, sipas mediave të LA).

Është hera e parë që gjysma e artistëve në Top Tours nuk kanë mbushur ende 30 vjeç (Bad Bunny, BTS, Billie Eilish, Morgan Wallen dhe Justin Bieber), dhe katër nga pesë artistët e tjerë janë mbi 60 vjeç. Elton John, Mick Jagger nga The Rolling Stones dhe Don Henley nga Eagles janë të gjithë mbi 70 vjeç. Themeluesi i Orchestra Trans-Siberian, John Oliva, është 62 vjeç dhe bashkëthemeluesi Al Pitrelli mbush 60 vjeç në shtator, shkruan Billboard.

Dua Lipa, sipas tabelës së Billboard, siguroi 47 milionë euro të ardhura nga nëntori 2021 deri në prill 2022, duke u renditur në total në vendin e 12. Këto të ardhura, këngëtarja me origjinë shqiptare i gjeneroi nga 39 shfaqje, me gjithsej 511 mijë pjesëmarrës. Fitimi mesatar i saj për shfaqje është 1.2 milionë dollarë, duke e renditur në vendin e 20 në fitimet për një koncert, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në tabelën e Billboard (shiko grafikun). Dua Lipa rezulton të ketë shitur 13 mijë bileta për natë, me çmim mesatar 92 dollarë. Më i shtrenjti është Rolling Stones, me çmim mesatar bilete 275 dollarë; Eagles me 227 dollarë, Bad Bunny, 191 dollarë; BTS, 165 dollarë; Justin Bieber, 156 dollarë etj.

Rekordin për të ardhura më të larta për një shfaqje e mbajnë The Rolling Stones, me 9.8 milionë dollarë, të ndjekur nga BTS, me gati 7 milionë dollarë. Për artistët e tjerë, të ardhurat për shfaqje janë më pak se 5 milionë dollarë.

Këngëtari kolumbian Maluma, i cili pak muaj më parë mbajti edhe një koncert në Shqipëri, siguroi gjithsej 16.4 milionë dollarë për 17 shfaqje, sipas tabelës së Billboard, ose pak më pak se 1 milion dollar për shfaqje, me rreth 73 dollarë për biletë. Në Shqipëri, bazuar në numrin e biletave të shitura (rreth 12 mijë) dhe çmimit mesatar 5-7 mijë lekë), këngëtari llogaritet të ketë gjeneruar nga biletat rreth 630 mijë dollarë./Monitor

JU REKOMANDOJMË

Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici
05/10/2026 - 15:35

Teksa në rrjet vijojnë të shpërndahen materiale intime të xhiruara në dhomën e gjumit të Adrian Hilës nga një kamera sigurie, në polici ka mbërritur denoncimi i parë...

Më shumëDetails

Këngëtarja braktis “Kënga Magjike”? Gazetari: Kishte kompozitor Ad Hilën

Këngëtarja braktis “Kënga Magjike”? Gazetari: Kishte kompozitor Ad Hilën
05/10/2026 - 11:41

Një pretendim i fortë është bërë në rrjetet sociale për pjesëmarrjen e Marsela Çibukajt në edicionin e ri të “Kënga Magjike”. Ka qenë Elton Tozaj ai që ka...

Më shumëDetails

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…
05/10/2026 - 11:41

Këngëtarja Blerina Matraku ka bërë një tjetër reagim të ashpër ndaj kompozitorit Ardian Hila, me të cilin i janë publikuar në rrjet momente intime. Matraku shprehet se Hila...

Më shumëDetails

Duda Balje mahnit në veshje tradicionale

Duda Balje mahnit në veshje tradicionale
04/10/2026 - 22:12

Deputetja Duda Balje ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet e veshur me një kostum tradicional. Me veshjen elegante në ngjyrë të zezë, të kombinuar me elemente...

Më shumëDetails

Benita mbërrin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kështu është veshur

Benita mbërrin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kështu është veshur
04/10/2026 - 21:35

Benita Zena ka mbërritur në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj. Në videon e publikuar nga Artistët Shqiptarë, Benita shihet teksa hyn...

Më shumëDetails

U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës
04/10/2026 - 18:00

​Blerina Matraku ka reaguar publikisht pas situatës që ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjet, duke zgjedhur këtë herë të mos mbrohet apo të justifikohet, por të kërkojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    881 Shpërndaje
    Shpërndaje 352 Tweet 220
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë