Dy persona kanë rrahur mes vete në Vushtrri, ditën e djeshme rreth orës 14:20, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se të dy personat kanë pësuar lëndime trupore.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.
“Pas një mosmarrëveshje në mes dy të dyshuarve, të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar njëri tjetrin, ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet ne raport.












