Kryeministri në detyrë Albin Kurti në emër të popullit të Kosovës ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.Kurti shkruan se trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë së Papa Françeskut, do të jetojnë përgjithmonë.
“Në këtë të Hënë të Pashkëve, një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët anembanë botës, vajtojmë ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të jetojë përgjithmonë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U prehtë në paqe”, shkruan Kurti.
Gjykata shpallë të kundërligjshëm vendimin për zgjedhjen e Rektorit në Universitetin “Isa Boletini” (Dokument)
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka nxjerrë një aktgjykim, përmes të cilit ka aprovuar kërkesëpadinë dhe ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e Nurten...
Më shumëDetails










