Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Binance prezanton versionin e ri të Launchpool dhe faqes BNB me rezultate rekord në shpërndarjen e tokenëve

21/04/2025 - 15:24
në Tech
A A
Binance prezanton versionin e ri të Launchpool dhe faqes BNB me rezultate rekord në shpërndarjen e tokenëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Binance, ekosistemi lider global i teknologjisë blockchain dhe platforma më e madhe e këmbimit të kriptovalutave në botë sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve, ka prezantuar një version të përmirësuar të përvojës së përdoruesit për Binance Launchpool (aktualisht i disponueshëm vetëm në aplikacionin Binance) dhe një faqe të re për BNB-në. Ky përditësim lehtëson procesin e pjesëmarrjes në airdrop-e përmes BNB-së dhe e bën më të lehtë për përdoruesit të ndjekin shpërblimet dhe pozicionet e tyre aktive.

Ndër risitë e këtij përditësimi janë: navigim më i thjeshtë, përmirësim i paraqitjes vizuale, njoftime push për airdrop-et e reja, dhe një seksion FAQ për përdoruesit e rinj. Përmes faqes së re, përdoruesit kanë akses të drejtpërdrejtë në BNB Simple Earn, si dhe mund të monitorojnë lehtësisht airdrop-et aktive dhe ato që priten, përfshirë Launchpool, Megadropdhe HODLer Airdrop.

Faqja e re BNB thekson gjithashtu përfitimet kyçe si uljet në tarifat e tregtimit dhe privilegjet VIP, duke ndihmuar përdoruesit të kuptojnë vlerën afatgjatë të mbajtjes së BNB-së.

Sipas Jeff Li, Zëvendëspresident i Produktit në Binance: “Përmirësimet e reja u japin përdoruesve mundësinë të shfrytëzojnë më lehtë potencialin e plotë të BNB-së dhe të marrin pjesë në lançimet më cilësore të tokenëve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt edukimit të komunitetit dhe përmirësimit të përvojës në platformë.”

Sipas një raporti të fundit të CoinMarketCap mbi listimin e tokenëve në bursat qendrore (CEX), Binance ka shpërndarë rreth 2.6 miliardë dollarë në formë staking dhe airdrop në vitin 2024 – që përbën 94% të totalit të shpërndarë nga të gjitha bursat qendrore. Po ashtu, Binance renditet e para për ROI (kthimin mesatar nga investimi) dhe nuk ka hequr asnjë nga 77 tokenët e listuar në periudhën 2023–2024.

Që nga tetori i vitit 2020, përmes Launchpool, Megadrop dhe HODLer Airdrop, janë mbështetur 83 projekte dhe janë angazhuar mbi 5.4 milionë pjesëmarrës unikë. Për vitin 2024, pjesëmarrësit në këto programe kanë përfituar kthime që variojnë nga 53% deri në 78%, duke konfirmuar rëndësinë e BNB-së për shpërblimet ekskluzive brenda ekosistemit të Binance.

JU REKOMANDOJMË

Zuckerberg njofton inovacionin e ri të Meta-s

Zuckerberg njofton inovacionin e ri të Meta-s
13/05/2026 - 14:33

Mark Zuckerberg ka bërë publike disa detaje mbi inovacionin më të ri të gjigantit Meta. Bëhet fjalë për syzet Meta Connect, që ka kohë që po punohëshin nga...

Më shumëDetails

Pronarët e disa iPhone-ve do të marrin para nga Apple

Pronarët e disa iPhone-ve do të marrin para nga Apple
07/05/2026 - 10:36

Pronarët e disa iPhone-ve do të marrin pagesa në para deri në 95 dollarë nga Apple, pasi kompania arriti të martën një zgjidhje prej 250 milionë dollarësh në...

Më shumëDetails

Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të inteligjencës artificiale

Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të inteligjencës artificiale
03/05/2026 - 15:22

Pas arritjes së marrëveshjeve me Google, SpaceX dhe OpenAI, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje edhe me Nvidia, Microsoft, Amazon Web Services...

Më shumëDetails

Motorola rikthen Razr me çmime konkurruese

Motorola rikthen Razr me çmime konkurruese
02/05/2026 - 15:18

Motorola ka prezantuar tre modele të reja të linjës Razr, duke synuar të rivalizojë dominimin e Samsung në tregun e telefonëve me ekran të palosshëm. Modeli më i...

Më shumëDetails

Pentagoni dhe projekti sekret i “ushtarëve me mendje–makinë”

Pentagoni dhe projekti sekret i “ushtarëve me mendje–makinë”
01/05/2026 - 13:21

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi një projekt sekret të Pentagonit që synon të lidhë drejtpërdrejt trurin e ushtarëve me teknologjinë ushtarake, duke ngritur shqetësime për...

Më shumëDetails

Huawei prezanton zgjidhjet 5G-Advanced në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare, hap drejt epokës së 6G

Huawei prezanton zgjidhjet 5G-Advanced në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare, hap drejt epokës së 6G
01/05/2026 - 11:19

Rëndësia e teknologjisë 5G-Advanced për të ardhmen e telekomunikacionit u theksua nga Huawei gjatë pjesëmarrjes në Kongresin Botëror të Telefonisë Mobile 2026, ku kompania prezantoi risitë e saj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    282 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Pal Lekaj publikon foto me gruan, merr kërcënim me jetë nga mërgimtari që bën propagandë për VV-në

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Trishtim në Pejë: 43-vjeçari që vdiq në aksidentin në Dollc ishte zyrtar shtetëror

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Olluri për vizitën qesharake të zëvendësministrit të Kurtit në ministrinë ku punon: Mos lypni ma shumë prej tyre

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë