Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj tha se Aleanca ka votë vetëm për një emër të kandidatit për kryeparlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Para se të hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës të hënën, Brahimaj tha se AAK-ja do të votojë për propozimin e LVV-së vetëm nëse emri i tij do të jetë Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ish-eprorit të UÇK-së që ndodhet në Hagë.
“Unë e kisha votuar Shqipe Selimin nëse e propozojnë. Nëse jo, ne do e mbajmë të njëjtin qëndrim”, tha Ibrahimaj.