Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shala kritikon qeverinë për shpenzimet prej mbi 29 milion euro: Shëtitje globale me rezultat zero, do të kërkojmë sqarime

22/04/2025 - 13:54
në Kryesore, Lajme
A A
Shala: Gjatë qeverisë Kurti s’kemi pasur investime strategjike e as vende të reja pune
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit, të cilat kanë arritur në mbi 29 milionë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit, mëditje dhe akomodim.

Shala ka theksuar se rritja enorme e këtyre shpenzimeve nuk ka sjellë asnjë kthim real për vendin, duke vënë në pah mungesën e rezultateve konkrete dhe dëmet që, sipas tij, po u shkaktohen qytetarëve. “Është e vërtetë se ka një rritje enorme të shpenzimeve të qeverisë, por fatkeqësisht nuk kemi një rezultat kthyes dhe sikur të arsyetoheshin shpenzimet e Qeverisë me të hyrat politike të vendit,” ka deklaruar Shala.

Ai ka theksuar se këto shpenzime jo vetëm që nuk kanë përmirësuar pozitën ndërkombëtare të vendit, por kanë ndikuar negativisht në raportet me partnerët strategjikë dhe në klimën investuese. “Të gjitha këto shpenzime të mëdha kanë rezultuar që sot ne nuk kemi raporte bashkëpunimi me shumë institucione ndërkombëtare dhe vendore. Sot ne nuk kemi investitorë të ardhshëm. Gjitha këto shëtitje nëpër glob kanë rezultuar me rezultat zero,” ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së e ka quajtur Qeverinë joefikase, duke e lidhur rritjen e shpenzimeve me përkeqësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve. “Qeveria ka rritur shpenzimet, por efikasiteti i saj ka qenë minimal. Këto shpenzime kanë reflektuar në gjithë parametrat zinxhiror dhe këto i atakojnë edhe qytetarët – në vazhdimësi do të kemi inflacion të rritjes,” u shpreh Shala.

Ai përfundoi duke paralajmëruar veprime zyrtare nga ai qoftë në pozitë apo si opozitë në të ardhme, në lidhje me këto çështje, duke shtuar se rritja e shpenzimeve në muajt e fundit është veçanërisht shqetësuese, për shkak të statusit të Qeverisë në detyrë. “Kemi një Qeveri që ka rritur shpenzimet dhe ka varfëruar qytetarët. Sigurisht ne do të kërkojmë sqarime dhe në vija zyrtare jemi duke i përcjellur gjitha këto shpenzime enorme që po bëhen, veçmas në muajt e fundit kur Qeveria është pa mandat,” ka përfunduar Shala.

JU REKOMANDOJMË

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”
11/07/2026 - 20:17

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin...

Më shumëDetails

Kurti edhe në kombanjë ruhet nga truproja

Kurti edhe në kombanjë ruhet nga truproja
11/07/2026 - 20:14

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar të shtunën në Podujevë. Ai atje ka parë nga afër fushatën e korrje shirjeve në këtë komunë. Në një moment, Kurti...

Më shumëDetails

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
11/07/2026 - 19:57

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, sipas të cilit nuk ka kolona apo pritje të gjata...

Më shumëDetails

Kjo është lista e garancive që Thaçi ofron në mbështetje të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata në Hagë

Kjo është lista e garancive që Thaçi ofron në mbështetje të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata në Hagë
11/07/2026 - 19:46

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pos tjerash ka ofruar 50 mijë euro si garanci financiare (dorëzani) në kuadër të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata...

Më shumëDetails

SHBA-ja kërkon zotim nga Irani: Ndaloni së shtëni anijet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja kërkon zotim nga Irani: Ndaloni së shtëni anijet në Ngushticën e Hormuzit
11/07/2026 - 19:31

SHBA-ja thotë se Irani duhet të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe të zotohet të ndalojë së qëlluari anijet tregtare. Në një konferencë për...

Më shumëDetails

‘‘Sonte’’, Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

‘‘Sonte’’, Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë
11/07/2026 - 19:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga pritja që i ka bërë këngëtarit me famë botërore, Kanye West, i cili sonte do të mbajë koncert në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë