Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani në Finlandë: Nuk duam ndere, por procese meritore dhe integrim

23/04/2025 - 13:30
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani në Finlandë: Nuk duam ndere, por procese meritore dhe integrim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Finlandë, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media me presidentin finlandez, Alexander Stubb, ku shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen historike dhe të vazhdueshme të këtij vendi ndaj Kosovës.

“Jam posaçërisht e nderuar që të jem në Finlandë, vendlindjen e të ndjerit Ahtisaari që është figurë madhore e paqes, lidershipi i të cilit e ka ndihmuar shtrimin e rrugës për liri e pavarësi të Kosovës. Trashëgimia e tij mbetet gjithsesi e ndërthur në vetë indin e republikës sonë të sotme”, u shpreh presidentja Osmani në fillim të fjalës së saj.

Duke nënvizuar lidhjen e fortë mes dy vendeve, presidentja theksoi se populli i Kosovës do ta ruajë gjithmonë në zemër mirënjohjen për atë që Ahtisaari dhe Finlanda kanë bërë për Kosovën. Ajo veçoi miqësinë si një lidhje që nuk i takon vetëm së kaluarës, por është e gjallë, në rritje dhe e përqendruar në të ardhmen.

“Jemi krenarë që t’ju quajmë një prej partnerëve tanë më të afërt dhe gjithsesi përkrahja finlandeze ka qenë afatgjatë edhe përmes kontributit në misionin e KFOR-it. Mbi 7 mijë ushtarë finlandezë, burra e gra kanë ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, shtoi ajo, duke theksuar se do ta ketë nderin t’ia ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake Forcave të Armatosura të Finlandës, si një vlerësim të lartë për të gjithë përkrahjen në misionin e KFOR-it.

Presidentja Osmani bëri të ditur se me homologun e saj finlandez patën një diskutim të frytshëm mbi ndërtimin e marrëdhënieve edhe më të afërta mes popujve dhe shteteve tona. Ajo e lidhi këtë me historitë e ngjashme të të dy vendeve përballë shtypjes dhe luftës për liri.

“Si dy vende që kemi pasur vështirësi historike kundër shtypjes e dimë shumë mirë çmimin e lirisë dhe mu për këtë Kosova dhe Finlanda kanë qëndruar të palëkundura me Ukrainën që nga dita e parë e pushimit rus. Pra, vendet tona duhet të vazhdojnë të ngritin zërin kundër ambicieve territoriale të Rusisë dhe mendësisë imperialiste të saj, duke stabilizuar kështu edhe arritjet tona institucionale”, tha Osmani.

Në vijim, e para e shtetit u ndal te proceset integruese euroatlantike të Kosovës, duke theksuar përkushtimin ndaj vlerave demokratike dhe respektimit të ligjit.

“Kosova sot ka nivelin më të lartë të demokracisë, sundimit të ligjit dhe është midis ekonomive me arritjen më të shpejtë në rajonin tonë”, tha ajo, duke rikujtuar se përkundër përputhshmërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, anëtarësimi në Këshillin e Evropës ende është në shqyrtim.

“Nuk duam ndere, nuk duam shkurtesa, thjesht duam procese meritore, integrim dhe përputhshmëri me vlerat evropiane, për të cilën gjë kemi pasur përkrahje nga Finlanda nga dita e parë,” theksoi Osmani, duke përgëzuar gjithashtu Finlandën për anëtarësimin historik në NATO, që sipas saj e ka bërë Evropën më të sigurt.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të sigurisë, presidentja Osmani bëri me dije se sot i ka propozuar homologut të saj finlandez një marrëveshje më gjithëpërfshirëse ushtarake dhe të mbrojtjes mes dy vendeve. “Do të ishte hap i natyrshëm, kur demokracitë tona duhet të qëndrojnë krah për krah dhe do ta pasqyronte bashkëpunimin bilateral”, shtoi ajo.

Duke folur për raportet me Serbinë, presidentja Osmani theksoi se Kosova ka zgjedhur dialogun si mjetin e vetëm për të zgjidhur çështjet e mbetura, duke potencuar rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.

“Fqinji ynë nuk beson në këto parime, por i kemi zgjatur dorën tonë të bashkëpunimit, pasi duam të sigurohemi që fëmijët tanë, gjenerata e parë që ka njohur vetëm paqe e jo luftë, të mos kalojë më asnjëherë ato që i kemi kaluar ne”, nënvizoi Osmani.

Në përmbyllje të adresimit të saj presidentja Osmani falënderoi Finlandën për mikpritjen dhe për përfshirjen e suksesshme të diasporës së Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin e Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur, krenar për identitetin, historinë dhe potencialin e vet – rininë brilante për të ofruar mundësi të reja bashkëpunimi.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë