Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti përuron urën në Rogovë, Bajrami: Kurti s’është ktryeminister, kjo është shkelje e kushtetutës, marrje peng e institucioneve

24/04/2025 - 15:35
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Kurti përuron urën në Rogovë, Bajrami: Kurti s’është ktryeminister, kjo është shkelje e kushtetutës, marrje peng e institucioneve
Viber Icon
INDEKSONLINEE Enjte, 24 Prill 2025 15:31

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përuruar sot urën në Rogovë të Hasit.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami .

Bajrami ka thënë se Albin Kurti nuk është kryeministër dhe se ai po vazhdon t’i shkel ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Kjo nuk është çështje teknike. Kjo është shkelje e rendit kushtetues, marrje peng e institucioneve dhe shkelje e betimit të dhënë në Kuvend. Po e përsëris: Albin Kurti nuk është më Kryeministër, as Albulena Haxhiu, as Hekurani Murati, as të tjerët nuk janë më ministra – janë deputetë që po vazhdojnë të sillen si qeveri, po i mashtrojnë qytetarët, po i shkelin ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bajrami në Facebook..

Postimi i plotë:

Albini nuk është Kryeministër

Me gjithë votat që ka marrë, ai në këtë moment është vetëm një nga 120 deputetët, i cili me konsistencë po vazhdon t’i shkelë ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Edhe nëse dikush përpiqet t’i amnistojë duke thënë se “Ligji për Qeverinë s’është ligj i hartuar mirë”, ne e kemi Nenin 72 të Kushtetutës, i cili është i prerë: “Deputeti nuk mund të mbajë post ekzekutiv.”

Kjo nuk është çështje teknike. Kjo është shkelje e rendit kushtetues, marrje peng e institucioneve dhe shkelje e betimit të dhënë në Kuvend.

Po e përsëris: Albin Kurti nuk është më Kryeministër, as Albulena Haxhiu, as Hekurani Murati, as të tjerët nuk janë më ministra – janë deputetë që po vazhdojnë të sillen si qeveri, po i mashtrojnë qytetarët, po i shkelin ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

z. Kurti, bëji votat në Kuvend! Kthehu në zyrë me mandat të ri, ose eja në Kuvend dhe rri si deputet. Përndryshe, me këto sjellje dhe veprime je duke vazhduar me rrënim të rendit kushtetues.

Kushtetuta nuk është alternativë – është detyrim!

Abuzimi në emër të votës, abuzimi me pushtet dhe shkelja e ligjeve dhe e Kushtetutës nuk duhet të normalizohen. Prokuroria duhet të veprojë – tani!

P.S. LDK shumë shpejt do të bëjë kallëzim penal për këtë çështje.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë