Seanca e Kuvendit dështoi sërish, pasi deputetët nuk e votuan Albulena Haxhiun për kryetare.
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, deklaroi se kanë votuar 57 deputetë – 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar.
“Në sallë kanë votuar 57 deputetë – 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultatit, kandidatura nuk kalon dhe seanca ndërpritet deri të premten në ora 10:00.”