Seanca e gjashtë konstituive e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me një skenë ironike dhe jo fort të zakonshme ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, dhe atij të LDK-së, Paris Guri.
Ditë më parë, Guri kishte ironizuar me Vetëvendosjen duke thënë se do të votonte Agim Bahtirin për kryetar të Kuvendit, nëse kjo parti do ta propozonte.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Bahtiri, me çka ju ka kundër-përgjigjur duke ia dhuruar një cucëll, që zakonisht përdoret për fëmijët e vegjël.