Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mehmetaj: Skandal i radhës lëshimi i lejeve të shfuqizuara nga AUV për importuesit e kafshëve

25/04/2025 - 11:55
në Kryesore, Lajme
A A
Mehmetaj: Skandal i radhës lëshimi i lejeve të shfuqizuara nga AUV për importuesit e kafshëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas raportimeve të Veriu.info se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur shfuqizimin e vendimeve për ndalim të importit të kafshëve të gjalla nga Rajonid dhe BE për 28 operatorë ekonomik, për të cilët ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, kishte thënë se pezullimet e këtyre lejeve ishin bërë për shkak të falsifikimit të dokumenteve dhe evazionit fiskal më dekada, ka reaguar gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj duke e quajtur si skandal të radhës.

Mehmetaj ka kritikuar ministri Peci që nuk bëri njoftimin e radhës për të treguar se vtëm 2-3 ditë pasi lejet u pezulluan, ato u lëshuan prapë, transmeton Veriu.info.

Postimi i Lirim Mehmetaj:

Skandali i radhës nga Faton Peci…

Me 18 prill, Faton Peci, njoftoi se “28 operatorëve ekonomikë iu janë pezulluar lejet e importit të kafshëve të gjalla nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian”.

Por, ai nuk e bëri njoftimin e radhës dhe nuk tregoi që vetëm dy tre ditë pasi u pezulluan këto leje ato u lëshuan prapë.

Përkundër se vetë njoftoi paraprakisht se dëmi financiar nga këta operatorë është qindra miliona dhe dëmi në sigurinë ushqimore është i pakthyeshëm e i pallogaritshëm, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka pezulluar vendimin e parë dhe ka marrë një tjetër ku secili prapë mund të importojë.

Tash, që ta keni të qartë se për çfarë krimi bëhet fjalë, vetëm mendojeni këtë.

Në Kosovë futen rreth 70 mijë kafshë të gjalla për therje në Kosovë brenda vitit.

Kurse, therje të regjistruara brenda vitit janë rreth 25 mijë.

Nga këto therje, gjysma llogaritet të jenë kafshë vendore.

Kështu që, përafërsisht, i bie se rreth 80 për qind e kafshëve që vijnë për therje në Kosovë, therren ilegalisht, shiten ilegalisht dhe bëhet biznes krejtësisht ilegal me to.

Përkundër kësaj, Faton Peci me Agjencinë nën ministrinë e tij, ka hequr dorë nga vendimi fillestar.

Tash ai duhet të dal e të na tregoi pse.

Në vende të tjera, mos kontrolli i tillë i therjeve e mishit trajtohet si krim kundër popullatës.

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë